Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:41 02-04-2015 Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu Prof. Artan Fuga

Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu.

Himni i kombëtares nuk është hymni i kombit o shokë.

Ai ishte shumë i mirë per hymn kombëtare bis.

Kombëtarja e futbollit dhe kombi janë dy gjëra të ndara.

Rima me flamurin më të bukur në botë ishte perlë, nuk ka flamur më të bukur, por problemi aty, në futboll, nuk është flamuri, por topi... i futbollit.

Teksti është i zhvendosur semantikisht. Ka ndodhur një lajthitje tekstuale e quajmë ne.

I këndohet flamurit, por jo futbollit si sport, si urë miqësie me kombet e tjerë, si hapje e Shqipërise drejt Europës dhe botës, si hymn për rininë, për trupin, estetiken e sportit.

Edhe po të na rrahin 6 me 0 në futboll kombit tonë i marrin të keqen.

Edhe po të fitojme 100 me 0 në futboll kemi fituar jo gjëkundi tjeter.

Hymni i kombëtares nuk mund të lidhet me dronin sepse ai është një episod politik i veçuar pa lidhje me futbollin dhe nuk mund të politizohet me të.

Kalimi i futbollit si një ngjarje politike krijon manipulim. Presim ndeshjen tjetër për të menduar për kombin, kur kombi e thërret rininë drejt dijes, drejt punës, drejt kulturës dhe nuk gjen përgjigje.

Fakti që emocionohemi na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik krijojmë iluzione.

Kur shoh futbollistët e kombëtares që luajnë me klube të huaja, unë për vete edhe hidhërohem : Si na i marrin gjërat me të mira?

Por, pavarësisht kësaj, kombëtarja e futbollit që kemi është kompetitive, sa mirë po të kualifikohej...

Himni nuk më pelqeu, por më emocionoi, kurse kombëtarja e futbollit më pëlqen...

 

Prof. Artan Fuga

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12403917312622
array(1) { ["section"]=> string(54) "himni-i-kombetares-me-emocionoi-por-nuk-me-pelqeu-7656" }