Himni i Kosovës intonohet për herë të parë në Serbi, mediat: Kjo është skandaloze

Publikuar tek: sport, më 20:16 02-12-2015 Himni i Kosovës intonohet për herë të parë në Serbi, mediat: Kjo është skandaloze

Serbia është organizator i “Ballkaniadës” në taekwondo e cila do të mbahet në Zrenjanin.

Por, mediat në Serbi këtë organizim po e quajnë skandaloz pasi që nën presionin e Evropës, në këtë garë do të merr pjesë edhe Kosova.

Edhe më parë klube nga Kosova dhe Serbia janë ndeshur me njëra-tjetrën, por në terrene neutrale, kurse kjo është hera e parë që këto përballje të zhvillohen në Serbi, shkruan portali serb “Sport”, transmeton Rtk.

Ajo që ky medium e quan më të keqen në këtë aspekt është pafuqia e Serbisë.

“Taekwondistët nga Kosova vijnë në Zrenjanin, pasi që Federata e tyre është e pranuar në Unionin Ballkanik të Taekwondos, dhe kështu kanë të drejtë të garojnë”, ka thënë për “Sport” sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Taekwondos, Zoran Çendiq, transmeton Koha.net.

Kjo do të thotë se Serbia është e pafuqishme dhe si e tillë do të lejojë pjesëmarrjen e ekipeve të Kosovës.

Madje ky medium serb po e cilëson si rast unik në botë pasi “një shtet ka dy përfaqësuese”.

Edhe taekwondistja më e mirë serbe, Milica Mandiq, këtë situatë e ka cilësuar si të pakëndshme.

“Askujt nga ne nuk i vjen mirë që ekipe nga Kosova do të marrin pjesë. Jemi të dëshpëruar sidomos pasi që gjithçka po ndodh në raportin Serbi – Kosovë”, ka thënë Mandiq, transmeton Koha.net.

Kampionati i taekwondos në Zrenjanin do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor ku edhe do të intonohet himni i Kosovës, për herë të parë zyrtarisht në Serbi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Napoli përgënjeshtron gazetën shqiptare: Intervista me Hysajn është mashtrim. P.Sport: Reagim në rrugë ligjore
Fiorentina kërkon dy përforcime, i gjen te Kombëtarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.019456148147583
array(1) { ["section"]=> string(85) "himni-i-kosoves-intonohet-per-here-te-pare-ne-serbi-mediat-kjo-eshte-skandaloze-26817" }