Stadiumi Elbasan Arena është parë sot se nuk ka pasur ndenjëse në sektorët C1, C2 dhe C3. Kjo situatë është përkthyer në mënyra të ndryshme nga publiku që e ka parë ndeshjen nëpërmjet pamjeve televizive, por edhe atyre që kanë qenë në stadium.
Megjithatë, për të qenë sa më të qartë me këtë situatë, “newsport.al” kontaktoi me drejtorin e stadiumit, Tani Kadia, i cili ka dhënë përgjigjen e tij duke sqaruar se disa stadiume në botë kanë hequr stolat në pjesën e tifozëve ultras. Kështu, ai konfirmoi lajmin se heqja e stolave është bërë për të mos rrezikuar thyerjen e tyre nga ultrasit.