Hiqet dënimi 7 deri në 15 vite burg për armëmbajtje pa leje

Publikuar tek: politike, më 19:12 20-12-2015 Hiqet dënimi 7 deri në 15 vite burg për armëmbajtje pa leje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë për shtimin e masës së dënimit për armëmbajtje pa leje. Me një vendim të datës 10 dhjetor, gjykata thotë se ka vendosur të shfuqizojë ndryshimet e bëra gjatë viteve 2013-2014 nga qeveria, e cila rriti masën e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.

Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr. 144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr. 98 të vitit 2014. Dispozitat e shfuqizuara parashikonin dënim 7-15 vjet burg për çdo person që arrestohej për armëmbajtje pa leje. Sipas gjykatës, ky marzh i lartë dënimi është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet.

Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh i lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg. Edhe ky paragraf, sipas Gjykatës Kushtetuese bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-ja këmbëngul: Martin Cubi është autor i vrasjes, vëllai i tij ka vrarë një sportist
Berisha: Rama i jep miliarda lekë PS-së nëpërmjet Briseidës për të blerë votat »
Article Logic
Execution time: 0.023475170135498
array(1) { ["section"]=> string(65) "hiqet-denimi-7-deri-ne-15-vite-burg-per-armembajtje-pa-leje-28214" }