Hiqet ekskluziviteti i “Rinasit”, Haxhinasto: Shumë shpejt nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit

Publikuar tek: politike, më 12:25 01-04-2016 Hiqet ekskluziviteti i “Rinasit”, Haxhinasto: Shumë shpejt nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit

Ministri i Transportit dhe Infrastukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një konference për media, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje të re për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza" në Tiranë.

Haxhinasto u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për aviacionin civil shqiptar pasi i hap rrugë nisjes së funksionimit të Aeroportit të Kukësit ku do të punësohen rreth 200 persona.

“Padyshim që liberalizimi i tregut është një nga qëllimet kryesore të marrëveshjes, por ne duam që shërbimet që ofrohen në Shqipëri të jenë edhe më konkuruese”, tha ministri Haxhinasto.

Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit, konçesioni i "Tiranan International Airport" u zgjat me dy vite.

"Marrëveshja do të liberalizojë tregun e fluturimeve Heqja e ekskluzivitetit do t'i japë nxitje zhvillimit ekonomik", u shpreh ministri i Transportit Haxhionasto.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani i kthen Parlamentit ligjin për Mediat Audio-Vizive: S’garantohet pavarësia e RTSH-së
Kreshnik Spahiu surprizohet nga gratë e lagjes: OMG, po hanin fara te minimarketi »
Article Logic
Execution time: 0.092632055282593
array(1) { ["section"]=> string(101) "hiqet-ekskluziviteti-i-rinasit-haxhinasto-shume-shpejt-nisin-fluturimet-nga-aeroporti-i-kukesit-36592" }