Hiqet taksa fikse dhe e qarkullimit nga pala Italiane për transportuesit shqiptarë, marrin frymë bizneset

Publikuar tek: ekonomi, më 12:03 22-09-2016 Hiqet taksa fikse dhe e qarkullimit nga pala Italiane për transportuesit shqiptarë, marrin frymë bizneset

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, njofton gjithë transportuesit shqiptarw të mallrave me Italinë, se nga data 20 Shtator ka hyrë në fuqi dekreti që parashikon heqjen e taksës fikse (diritto fisso)dhe asaj të qarkullimit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë, se duke filluar nga dita e sotme, ata nuk do të duhet të paguajnë më tarifën prej 150 deri në 180 euro, për një udhëtim vajtje ardhje në Itali. Pala Italiane, ka publikuar në fletoren e saj zyrtare dekretin për heqjen e “taksës fikse”dhe atë të qarkullimit, në datën 20 Shtator, duke i dhënë frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë. Heqja e këtyre taksave që ishin vendosur në vitin 1953, është një nismë që besoj se do të përmirësojë dukshëm dhe do të rrisë edhe më shumë shkëmbimet tregtar edhe të transportit me Italinë, e cila është dhe partneri kryesore konomik dhe tregtari vendit tonë. Unë siguroj gjithë shoqatat e transportuesve të Shqipërisë, se Ministria e Transportit dhe unë personalisht do të jemi avokati i tyre, në gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i transportit”.

Dervishaj, gjithashtu falenderoi palëni taliane për angazhimin e treguar nëzgjedhjen e këtij problem.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024202823638916
array(1) { ["section"]=> string(110) "hiqet-taksa-fikse-dhe-e-qarkullimit-nga-pala-italiane-per-transportuesit-shqiptare-marrin-fryme-bizneset-53735" }