HISTERIA mediatike, drejtori i televizionit informativ tregon pse transmetoi live gjithe ceremoninë e varrimit të Kaçifas

Publikuar tek: aktualitet, më 11:19 09-11-2018 HISTERIA mediatike, drejtori i televizionit informativ tregon pse transmetoi live gjithe ceremoninë e varrimit të Kaçifas Enton Abilekaj

Enton Abilekaj drejtori i televizionit FaxNews tregon arsyen pse transmetoi live ditën e djeshme ceremoninë e varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Katsifas.

Mijëra ekstremistë grekë erdhën dje nga Athina dhe Selaniku për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit në Bularat. Por u pa qartë se qëllimi i tyre nuk ishte respekti për të ndjerin, por e përdorën ngjarjen politikisht. Disa televizione shqiptare preferuan ta përcillnin live me orë të tëra atë që ndodhi dje që shumë e agumentuan se ishte një poshtërësi.

Mes tyre edhe televizioni informativ FaxNews ishte në radhët e mediave shqiptare që raportoi live nga Bularati. Lidhur me këtë drejtori i këtij televizioni Enton Abilekaj sqaron arsyen pse zgjodhi të transmetonte ngjarjen.

“Ishin të shumtë ata që e panë të pavend transmetimin e plotë të asaj që ndodhi në Bularat. Madje një ëebsite serioz, Newsbomb.al, që drejtohet nga mikesha dhe kolegia ime e vjetër Anila Basha, me një stil emancipues kishte bërë vlerësim për mënyrën e mbulimit nga televizionet informative”, shprehet ai, duke iu referuar artikullit të Newsbomb.al, ditën e djeshme.

(Lexo:  http://www.newsbomb.al/histeri-televizionet-shqiptare-mitizojne-pa-dashur-ekstremistin-kacifas-me-ore-te-tera-live-per-varrimin-140743)

E plotë nga Enton Abilekaj:

Ishin të shumtë ata që e panë të pavend transmetimin e plotë të asaj që ndodhi në Bularat. Madje një ëebsite serioz, Neësbomb.al, që drejtohet nga mikesha dhe kolegia ime e vjetër Anila Basha, me një stil emancipues kishte bërë vlerësim për mënyrën e mbulimit nga televizionet informative

Disa gazetarë të vjetër dhe të respektuar që kanë qëlluar të jenë edhe miqtë e mi, si Ilir Kadia dhe Agim Xhafka gjithashtu ishin kundër transmetimit të asaj që ndodhi në Bularat. Sigurisht që kanë qenë shumë të tjerë, që merrnin edhe në redaksinë e Fax News, postonin në FB, e shprehnin pakënaqësinë me mjetet që mundeshin. Të gjithë ishin të mendimit se përcjellja Katsifas u vlerësua ashtu siç nuk e meritonte nga televizionet që transmetuan gjatë atë që ndodhi.

Them atë që ndodhi, sepse ata e quajtën varrimin e Katsifas, por për mendimin tim ishte një pushtim. Ai fshat i vogël minoritar, i harruar edhe nga vendasit që janë larguar prej vitesh në Greqi, dje nuk u bë qendër e vëmendjes prej varrimit të Katsifas, por prej pushtimit nga mëngjesi deri pasdreke nga disa esktremistë grekë, që për fat të keq u mbështetën edhe nga politikanë të Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja që zgjodhëm ta transmetonim deri në fund, pa nderprerje. Nuk është faji i televizioneve që ndodhi. Ngjarja ishte aq e rëndë, sa nuk mund të lihej në heshtje, edhe pse shumicës dërrmuese të shikuesve nuk u pëlqente. Ata që erdhën me pretekstin e varrimit të Katsifas, në fakt e përdhosën të vdekurin. Dikush për përfitim politik, dikush për të shfryrë mllefin nacionalist, dikush me shpresën e një përplasjeje që mund të ndizte edhe një herë zjarret në kufijtë me Greqinë.

Nëse do të ishte një varrim i thjeshtë, ashtu sic i takonte Katsifas, nuk do të kishte asnjë kamera atje. Por ishte një shoë i shëmtuar nacionalist, që u shërben të gjithëve ta shikojnë. Kjo nuk fajëson palën tonë, që me heshtjen dhe gjakftohtësinë e kaloi ngjarjen pa asnjë incident. Ai transmetim nuk fajësonte askënd përvec protagonistëve që nuk gjetën dot terren, as në tokën e harruar të Bularatit. Megjithatë mbetet një pushtim i heshtur, që nuk pati jehonë dhe që dështoi në pak orë. Mediat mundësuan që kjo të ndodhte në sytë e të gjithëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Hidh pluhur sipër edhe ikë’, Rama inspekton rrugën Shkodër-Muriqan: Banka Botërore nota superlative për programin
‘420 nxënës rrezikojnë jetën’, deputeti nxjerr FOTOT e shkollës: Ministria ia lë topin në derë pushtetit lokal »
Article Logic
Execution time: 0.0044450759887695
array(1) { ["section"]=> string(127) "histeria-mediatike-drejtori-i-televizionit-informativ-tregon-pse-transmetoi-live-gjithe-ceremonine-e-varrimit-te-kacifas-140866" }