Histori e pazakontë, siriani me origjinë shqiptare flet pesë gjuhë por mbijeton duke mbledhur letra

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:23 11-05-2016 Histori e pazakontë, siriani me origjinë shqiptare flet pesë gjuhë por mbijeton duke mbledhur letra

Siriani me origjinë shqiptare flet pesë gjuhë por mbijeton duke mbledhur letra

Nadir Ibrahim, 44-vjeçari që i flet pesë gjuhë, i cili iku nga Siria për t’u strehuar në Turqi, vazhdon të mbijetojë duke mbledhur letra pasi mashtruesit i vodhën një sasi të madhe të parave, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahim vjen nga një familje shqiptare e cila para shumë vitesh nga Arnavutkoy i Stambollit u vendosur në qytezën Firdevs të Halepit. Aty e kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Pas studimeve ekonomike në Marok arriti ta mësojë gjuhën frënge dhe anglishten. Për shkak të afërsisë së Marokut me Spanjën dhe Italinë, Ibrahim e mësoi spanjishten dhe italishten duke i vizituar këto vende, dhe tani i flet rrjedhshëm pesë gjuhë, e sa për ta treguar hallin mund të flasë edhe turqishten.

Kam bashkëshorten dhe dy fëmijë, Jusufin, tetëvjeçar, dhe Merjem, pesëvjeçare. Ikëm nga lufta dhe e solla familjen këtu. Kur mi morën paratë, bashkëshortja ime shkoi pranë babait të saj në Liban. Me familjen këtu kemi ardhur në fund të vitit 2012, sepse kishte shumë bombardime. Kur erdha në fillim, mora një shtëpi që i ngjante një hoteli, e më pas më mashtruan dhe m’i morën të gjitha paratë. Kur erdha në Turqi, një miku im më njoftoi më një mik turk dhe me të krijuam partneritet. Kishte një hotel në Edrene, e atje shkuam për të filluar. Mua më la aty, m’i mori gjitha paratë dhe iku. Deri më tani nuk dimë asgjë nëse ka shkuar në Bullgari apo Greqi. Ngela i vetëm dhe pa para dhe ishte e nevojshme të punoj. Erdha këtu dhe tani ekzistencën e siguroj duke mbledhur letra”, u shpreh Ibrahim, duke i rrëfyer të kaluarat e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20847702026367
array(1) { ["section"]=> string(104) "histori-e-pazakonte-siriani-me-origjine-shqiptare-flet-pese-gjuhe-por-mbijeton-duke-mbledhur-letra-40104" }