HISTORI PREKËSE/ Prag Vitit të Ri, Gjykata i jep kujdestarinë e vogëlushes prindërve biologjikë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 29-12-2018 HISTORI PREKËSE/ Prag Vitit të Ri, Gjykata i jep kujdestarinë e vogëlushes prindërve biologjikë Nikolina Krraba bashkeshorti i saj dhe vogëlushja

NGA ANTA MUÇAKU për newsbomb.al

Nikolina është një zonjë tipike shkodrane; e gjallë, plot humor e me një zemër të madhe.

Pesë vite më parë ajo bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke marrë në kujdestari një vogëlushe nga Shtëpia e Fëmijës.

Ndonëse 60 vjeçe dhe nënë e dy vajzave të rritura, Nikolina shkoi në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër dhe u rrëfeu punonjëseve sociale, dëshirën e madhe që kishte për të marrë në kujdestari një vajzë.

E vendosur dhe me shumë durim, Nikolina ndoqi të gjitha procedurat e nevojshme, derisa gjykata me vendim gjyqësor i kaloi kujdestarinë e një vogëlusheje 5 vjeçare.

Mirëpo sot, pas 5 vjetësh prindërit biologjikë të vogëlushes, të cilët më herët nuk kishin mundësi ekonomike për të mbajtur bijën e tyre, janë stabilizuar financiarisht.

Prindërit e vogëlushes, kërkuan të rimarin kujdestarinë e vajzës, dhe gjykata disa ditë më parë vendosi në favor të tyre.

Ditën e djeshme, zonja Nikolina përcolli bijën e saj të zemrës, te prindërit biologjikë.

Për 60 vjeçaren, këto ditë janë të trishta, të mbushura me dëshpërim e dhimbje. Nikolinën e ka marrë malli që tani për të voglën e saj që e rriti me aq dashuri dhe u kujdes mos t’i mungonte asgjë.

Shtëpia i duket bosh dhe nuk ka dëshirë të flasë me askënd. Ajo kujton vetëm hapat e vogëlushes nëpër shtëpi, detyrat e shkollës që i bënin bashkë e mbi të gjitha përqafimet e dashurinë e çiltër që dinte t’i falte vajza me pafajësinë e një fëmijë.

Madhështia e një gruaje si Nikolina qendron në faktin që ndonëse me shpirtin copash nga dhimbja, u kujdes që vogëlushja mos shihte kurrfarë trishtimi në sytë e saj.

Ajo organizoi një darkë në shtëpi, ftoi prindërit e vajzës e ngriti e një dolli.

'Zemra e nanës tu priftë mbarë pranë familjes tënde'!

Newsbomb.al- *Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa citim

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015002965927124
array(1) { ["section"]=> string(100) "histori-prekese-prag-vitit-te-ri-gjykata-i-jep-kujdestarine-e-vogelushes-prinderve-biologjike-146952" }