Historia e LUKA MODRIC të ngjeth mishin, serbët i vranë gjyshin, jeta mes varfërisë e ëndrrave

Publikuar tek: sport, më 10:20 12-07-2018 Historia e LUKA MODRIC të ngjeth mishin, serbët i vranë gjyshin, jeta mes varfërisë e ëndrrave Luka Modric, futbollist

Luka Modric, tashmë një emër i madh në historinë e futbollit botëror, dhe një nga emrat pretendentë për të marrë topin e artë.

 

Fakti që Kroacia tashmë ka prekur finalen është padyshim një meritë e madhe e tij. Ndërkaq, Modric është kthyer në një histori frymëzimi anë e kënd botës.

'The Mirror', i ka dedikuiar një artikull të gjatë kombëtares ballkanike e veçanërisht yllit të Kroacisë, Modric i cili ka patur një fëmijëri të mbushur me vuajtje dhe mjerim. Atij i kanë vrarë gjyshin kur ishte vetëm 6 vjeç.

Mesfushori i Realit të Madridit, ka qenë vetëm 6 vjeç kur fshati i tij i largët Modriç në Kroacinë Qendrore u zhyt në luftë civile.

Ai madje mban emrin e gjyshit të tij, i cili gjithashtu quhej Luca Modriç.

Babai dhe nëna e tij bënin një jetë të vështirë, duke punuar me orë të gjata në një fabrikë.

Në vitin 1991, milicia serbe mbërriti në fshatin Modriç dhe goditi Lucan, gjyshin e futbollistit kroat, teksa ishte duke ecur me bagëtitë e tij.

Ai, siç raporton Mirror, u ekzekutua bashkë me katër të moshuar të tjerë.

Pas këtij makabriteti, familja e Modric, u largua në qytetin e Zadarit në bregdetin e Adriatikut.

Serbët gjithashtu dogjën edhe shtëpinë e të parëve të futbollistit. Në Zadar, në atë kohë, vendi ishte mbushur me mina dhe predha. Luca dhe motra e tij Jasmina kanë kaluar shtatë vjet në një hotel pa ujë të rrjedhshëm.  Trajnerët thonin se është shumë i dobët dhe i turpshëm për të luajtur futboll. Ai ka në fusha të ndotura, por ka treguar se gjithmonë e kishte dëshirë futbollin dhe se kishte pëlqyer në atë kohë “Ronaldon e vjetër”.

Luca Modriç është shprehur se nuk do ta kujtojë shumë atë periudhë, por di se kanë qenë kohë të vështira. Ai shtoi se lufta e ka bërë më të fortë.

Por sot Luca Modric, është multi-milioner dhe ka tre fëmijë.

Lufta në Ballkan e zhvilluar nga viti 1991 deri në vitin 2001 ka marrë jetën e së paku 140 mijë personave në Kroaci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « GJEST i RËNDË/ Shqiptari gëzon për fitoren e Kroacisë, tifozi kroat i tërheq me forcë flamurin (VIDEO)
Si e përzumë si të paaftë nga Shqipëria trajnerin që sot çoi KROACINË në finale (FOTO PIKANTE NGA TIRANA) »
Article Logic
Execution time: 0.0041561126708984
array(1) { ["section"]=> string(99) "historia-e-luka-modric-te-ngjeth-mishin-serbet-i-vrane-gjyshin-jeta-mes-varferise-e-endrrave-127638" }