Historia e pallatit ‘’në dritaren e Kadaresë’’ dhe tensioni i shkrimtarit me Sali Berishën

Publikuar tek: politike, më 08:28 03-12-2015 Historia e pallatit ‘’në dritaren e Kadaresë’’ dhe tensioni i shkrimtarit me Sali Berishën Ismail Kadare dhe Sali Berisha

Dje PS-ja në një deklaratë për shtyp, nëpërmjet deputetit Alfred Peza sulmoi ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha për pallatin shumëkatësh, që ishte në ‘’dritaret e Kadaresë’’.

Po si ka qenë historia e këtij pallati? Gazeta ‘’Dita’’ raporton sot se për ndërtimin e këtij pallati janë kërkuar 10 milionë euro.

“Po për cilin pallat bëhet fjalë dhe pse përmendet Kadare? DITA ka shkruar në mënyrë të përsëritur mbi këtë çështje dhe ka botuar faksimile të kontratave dhe detaje të vendimit të Strasburgut. Pallati ku banon shkrimtari gjendet në zonën e ish-Bllokut dhe quhet Sky Toëer.

Në fillim të muajit maj 2013 ka pasur një telefonatë të mbushur me tension mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe ish-kryeministrit Berisha. Ka qenë vetë Kadare ai që i ka telefonuar Berishës, ku objekt i bisedës ka qenë shqetësimi i shkrimtarit në lidhje për këtë pallat.

Mësohet se Berisha i ka thënë shkrimtarit se nuk mund të bënte dot asnjë gjë për ta ndaluar pasi është një vendim i Gjykatës së Strasburgut ai që ka “vulosur” ndërtimin”, shkruan ‘’Dita’’.

Sipas gazetës, e gjithë historia nis në vitin 1998, kur firma “Teknoprojekt” siguron një leje ndërtimi për ndërtesën 16-katëshe. 4 vite më vonë, Bashkia e Tiranës vendos heqjen e lejes së ndërtimit me argumentin që vendimi për ndërtesën 16-katëshe ishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme. Firma ka kundërshtuar pezullimin e lejes së ndërtimit, në të gjitha hallkat e procesit gjyqësor deri në Gjykatën e Strasburgut.

Po sipas raportimit të gazetës, përfaqësuesit e shtetit në Gjykatën e Strasburgut nuk ofruan dokumente për fitimin e çështjes, por marrëveshje, gjë e cila është marrë në konsideratë nga trupi gjykues i përbërë nga Lawrence Early sekretar dhe Nikolas Bratza. Qeveria shqiptare garantoi vazhdimin e punimeve dhe ekzekutimin e lejes së ndërtimit nr. 766, datë 22.2.1998 si dhe u pagoi ankuesve shumën prej 20 mijë eurosh duke iu referuar dëmeve morale. Pikërisht mbi bazën e kësaj marrëveshje Gjykata e Strasburgut vendosi kompensimin e firmës dhe rifillimin e punimeve.

LEXO EDHE:SOCIALITET GJEJNE NJE ARSYE PER SULMET NDAJ BASHES DHE S'DO T'U SHKONTE KURRE NE MENDJE: PALLATI ESHTE AFER DRITARES SE KADARESE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jakup Krasniqi feston 24-vjetorin e martesës, ja fotot e festës me familjen
Sherr në PS, Dade sulmon Tahirin: Po mbroni banditët! »
Article Logic
Execution time: 0.23816609382629
array(1) { ["section"]=> string(92) "historia-e-pallatit-ne-dritaren-e-kadarese-dhe-tensioni-i-shkrimtarit-me-sali-berishen-26840" }