Historia e rrallë e 25-vjeçarit që kërkon ndihmën tonë: Jam bërë baba por gruaja e braktisi fëmijën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:40 11-09-2016 Historia e rrallë e 25-vjeçarit që kërkon ndihmën tonë: Jam bërë baba por gruaja e braktisi fëmijën

Një histori e rrallë kjo e një të riu që kërkon ndihmën e të gjithëve për të dalë nga një situatë e vështirë. 25 vjeçari shqiptar sapo është bërë baba por rrëfen për blogerin Olti Curri se gruaja e tij e braktisi fëmijën e tyre. E megjithatë, i riu pohon se dëshiron ta rrisë fëmijën vetë pavarësisht sakrificave.

Ja rrëfimi i tij dhe kërkesa për ndihmë në faqen e Olti Currit:

“Pershendetje !
Te lutem postoje se ndoshta dikush me ndihmon
Te lutem anonim

Me lejoni tju tregoj hallin tim mbase perher t pare n jet Kam fat dhe dikush me ndihmon .
Jam nje djale 25 vjec, jetoj n Malmö Suedi prej 2 vitesh .Erdha me shpresen per ndonje pune por nuk me ndihmoj askush .Njoha nje femer dhe pas disa kohesh vendosem te aplikojm per lejeqendrim .Kaluan 7-8 muaj dhe nuk po dilnim letrat, probleme me partneren kisha sa t duash saqe vendosem ti nderprisnim procedurat.Kisha vendosur t largohesha Nga ky shtet dhe ashtu bera .Pas 7 muajsh ish e dashura me thot qe jam ber baba.
Fillimisht u trondita por dhe u gezova shume njekohesisht.
Erdha n Suedi perseri, n dhjetorin e kaluar mu njoh atesia por problemi Ishte qe femija jetonte ne nje familje tjeter pasi e ema Nuk Ishte e afte per Ta rritur (te pakten keshtu me tha) .Kerkova Ta rris vet por m than qe me pare duhet t bejn nje hetim t imtesishem rreth teje .Mbaroj hetimi 4 mujor doli cdo gje n rregull por akoma se kam marre ne kujdestari te plote.
As lejen e qendrimit qe t punoj asgje . Mundohem te punoj ne te zeze ku te jet (duke ju shmangur gjerave te paligjshme) por kjo sme ndihmon me lejen e qendrimit.
Jane 3 institucione Emigracioni ,Gjykata dhe sherbimet sociale t cilat nuk japin pergjigje por i hedhin topin njera tjetres.
E vetmja shprese qe e gjith kjo drame t mbaroj eshte nqs gjej ndonje pune me kontrate te rregullt.
Nqs dikush do tme ndihmonte me nje pune ose tme jepte mendim sesi te veproj me dokumentacionet do ja dija shume per nder qe t jem me femijen tim pasi cdo dite e humbur qe nuk jam me te ma vret zemren .
Faleminderit”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17017102241516
array(1) { ["section"]=> string(104) "historia-e-rralle-e-25-vjecarit-qe-kerkon-ndihmen-tone-jam-bere-baba-por-gruaja-e-braktisi-femijen-52591" }