Historia e Shkodrës dhe Bashkiakut të PD, përsëritjet e Ramës në fjalime

Publikuar tek: politike, më 11:13 09-05-2015 Historia e Shkodrës dhe Bashkiakut të PD, përsëritjet e Ramës në fjalime Edi Rama

Edi Rama sërish sot ka përsëritur veten. Për të katërtën herë ai ka përsëritur të njëjtat histori, atë të komentuesit që i ka thënë ‘’mashtrues’’ dhe historinë me kryetarët demokratë të bashkive, që nuk e takojnë dot ‘’se nuk i lë SHQUP-I’’.

Që këto histori të treguara nga goja e vetë kryeministrit bëhen për t’u ngulitur mirë mesazhi në mendjet e shqiptarëve se Rama nuk është mashtrues dhe se qytetarët duhet të votojnë kandidatët e majtë se vetëm me ta mund të punojë qeveria, dihet. Por Rama ndoshta duhet të ‘’zgjohet’’ edhe për kërkesat që mund të ketë publiku.

Shqiptarët duan të dëgjojnë nga kryeministri vizionin e tij për bashkitë dhe punën që do të ketë me to, ashtu si edhe punën që do të bëjë me kryetarë të djathtë, sepse nuk ka se si të ndodhë që e majta t’i fitojë të gjitha bashkitë.

“Si mund të punoshme një kryetar bashkie që ka frikë se e shohin? Më tha një kryetar jo se më shohin, po si do punojmë, duke u takuar natën në autostradë,  edhe nëse qëllojnë njerëz të mirë dhe të devotshëm, nuk i lë njeri të takohen me kryeministrin se janë për një qëllim tjetër: të mbajnë shqiptarët me propagandë, dhe t’u hedhin çdo ditë helm shqiptarëve në TV dhe gazetë me shpifje”, tha sot nga Vlora Rama.

Ditë më parë Rama ka deklaruar se këto nuk janë zgjedhje politike dhe sot tha se “Janë shërbimet që votohen, jo bindjet dhe militantizmi politik’’, por sot ka ardhur koha që Rama të tregojë në takimet që bën në prezantimet e kandidatëve të tij, se pse ata janë drejtimi i duhur dhe çfarë do bëjë në drejtimin që e quan  ‘’ i duhuri’’. Në të kundërt, le t’i lërë kandidatët që të bëjnë fushatë ‘’shërbimesh’’.

Herën tjetër kur Rama do t’i thotë këto histori, do të jenë qytetarët që ndoshta do recitojnë po aq mirë, dhe po me aq aktrim sa edhe vetë kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria garanton Ukrainën: Duhet të ruhet integriteti territorial
Majko-Veliajt: Në kohë fushate jam unë kapiten, kur vijmë në pushtet dikush tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.017148017883301
array(1) { ["section"]=> string(77) "historia-e-shkodres-dhe-bashkiakut-te-pd-perseritjet-e-rames-ne-fjalime-10732" }