Historia e trishtë e Alkeo Kastriotit, 8 vjeçari shqiptar me tumor në tru që rrezikon ta kthejnë nga Norvegjia

Publikuar tek: bota, më 21:42 11-07-2015 Historia e trishtë e Alkeo Kastriotit, 8 vjeçari shqiptar me tumor në tru që rrezikon ta kthejnë nga Norvegjia

Alkeos Kastrioti është një dalë 8 vjeçar, emigrant ilegal në Norvegji. Alkeos është diagnostifikuar me tumor në tru dhe sipas doktorëve norvegjezë nëse nuk merr shërbim të specializuar, 8 vjeçarit i rrezikohet jeta.

Por pavarësisht sëmundjes së rëndë, Alkeon duan ta kthejnë në Shqipëri, pasi familjarëve të tij iu është mohuar rezidenca në Norvegji. Çështja e 8 vjeçarit shqiptar ka shkaktuar një debat të madh. Shumë mjekë dhe politikanë po luftojnë që Alkeo të qëndrojë në Norvegji, ku do të ketë mundësinë të marrë trajtimin e duhur mjekësor por politikanët e djathtë shprehen kundër.

Anëtarja e Partisë Konservatore Ingjerd Schou thotë se nëse Alkeos do ti mundësohej qëndrimi, ky do të ishte një shkak për rritjen e fluksit të emigrantëve dhe kërkesave për azil mjekësor pasi Shqipëria është një vend në Zhvillim.

Por Sekretari i Shtetit, Jøran Kallemyr shprehet se rrefuzimi i qëndrimit të Alkeos dhe familjes së tij është një mizori që po bëhet nga shteti Norvegjez. Ndërsa Lideri i Partisë Labour, Stein Erik Lauvås ka thënë se ky nuk është rasti i parë, e megjithatë duhet trajtuar në mënyrë të veçantë pasi 6 vjeçarit i rrezikohet jeta nëse kthehet në Shqipëri, ku mund të mos marrë dot trajtimin e duhur mjekësor.

Alkeo thotë se nuk dëshiron të mendojë për tumorin në tru, pasi sa herë që mendon, i vjen për të qarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021259069442749
array(1) { ["section"]=> string(115) "historia-e-trishte-e-alkeo-kastriotit-8-vjecari-shqiptar-me-tumor-ne-tru-qe-rrezikon-ta-kthejne-nga-norvegjia-15949" }