Historia e veçantë, i vodhën medaljen, Artan Lame ia rikthen atë për të cilën atleti italian qau me dënesë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:01 25-05-2017 Historia e veçantë, i vodhën medaljen, Artan Lame ia rikthen atë për të cilën atleti italian  qau me dënesë

Historia e atletit tetraplegjik Oskar de Pelegrin, që fitoi medaljen para-olimpike në lojrat “Londër 2012” por që më pas i'u vodh nga grabitësit shqiptar bëri bujë në mediat Italiane pak kohë më parë. Atleti Italian u shfaq në mediat italiane i trishtuar për këtë gjë që i kishte ndodhur, madje imazhet e tij duke qarë dhe me kutinë e medaljes bosh prekën italianët dhe jo vetëm, shkruan newsbomb.al.

 

 

Mund të duket paradoksale por medalja e atletit Italian përfundoi në Shqipëri por për fat të mirë qëlloi në duart e një prej koleksionistëve më të njohur në Shqipëri, Artan Lame. Koleksionisti shqiptar  gjatë ceremonisë për dorëzimin e medaljes ambasadës Italiane, u shpreh se këtë medalje e kishte gjetur në një mënyrë fare rastësore gjatë kërkimeve të tij të zakonshme si koleksionist nëpër tregjet e mallrave të përdour. Pasi konstatoi se për çfarë bëhej fjalë ai u lidh në kontakt me amabasadën Italiane për t’ia kthyer sërish medaljen të zotit, raporton newsbomb.al.

medalje_lame_copy.jpg

“Nuk mund të jesh koleksionit nëse nuk gërmon çdo ditë. Në një nga gërmimet e mia të përjavshme, shoh midis shumë  gjërave të vjetra të hedhura përtokë dhe një medalje që në fillim mendova se ishte prej alumini dhe  pa e kuptuar mirë e mora dhe e bleva. Më pas në shtëpi u mora me pastrimin e saj, dhe sa më shumë që e vrojtoja kuptoja që ishte diçka me vlerë, pasi shikoja vulat dhe stampat, dhe të gjithë pjesën që është e padukshme për një sy normal dhe konstatova që ishte një medalje olimpike. Dhe me anë të kërkimeve në internet gjeta se kush e ka fituar këtë medalje dhe duke vazhduar e gërmuar arrita tek emri i zotit Oskar de Pelegrin. Kërkoj sërish në internet për këtë emër dhe në fakt kishte shumë foto të tij me medalje në qafë dhe menjëherë të binte në sy një tjetër foto ku sportisti tregonte një kuti të zbrazur, dhe lajmi thoshte “Vidhet medalja e Oskar de Pelegrin”. Aty e kuptova në fakt që kisha në dorë medaljen e tij, menjëherë vendimi i parë që më erdhi në mend ishte për t’ia kthyer të zotit. Më pas hyra në kontakt me ambasadorin Italian dhe i shpjegova të gjithë historinë, për ta vazhduar pjesën tjetër të kontakteve me zotin De Pelegrin” u shpreh Artan Lame, gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes ambasadës Italiane.

Ndërkohë për t’ia dorëzuar medaljen atletit Oskar de Pelegrin është angazhuar amabasada Italiane në Tiranë, shkruan newsbomb.al

medalije.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen të dhëna të reja për planetin misterioz
Artan Lame gjen medaljen e atletit të njohur, koleksionisti përfundon në “gojë” të mediave botërore pas gjestit që bëri »
Article Logic
Execution time: 0.02916693687439
array(1) { ["section"]=> string(110) "historia-e-vecante-i-vodhen-medaljen-artan-lame-ia-rikthen-ate-per-te-cilen-atleti-italian-qau-me-denese-79974" }