Historia prekëse e tropojanes, babai s’e fal as pas 15 vitesh: E shoh shpesh në ëndërr, por gjithmonë më largohet…" (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:57 26-02-2017 Historia prekëse e tropojanes, babai s’e fal as pas 15 vitesh: E shoh shpesh në ëndërr, por gjithmonë më largohet…

“E shoh shpesh në ëndërr, por gjithmonë më largohet… edhe në ëndërr…” – thotë mes lotësh Vitorja, e cila kishte ardhur enkas në rubrikën e së dielës “Ka një mesazh për ty” për t’i dërguar të atit një mesazh publik dhe për t’i kërkuar ndjesë.

Vitorja dhe i ati, Martini, nuk flasin prej 15-vjetësh, pasi ajo ra në dashuri me Kujtimin dhe zgjodhi të ndiqte rrugën e zemrës. Por i ati, për shkak të zakonit, këtë nuk mund ta toleronte, as pas 15-vjetësh. Edhe pse e lumtur me familjen e saj, Vitorja për më shumë se një dekadë ka mbetur me një peng në zemër. Ka nevojë që ai t’i falë dhe ta pranojë në shtëpi.

Me dëshirën dhe shpresën për ta rikthyer kohën pas, mes lotësh, Vitorja tregoi historinë që e la jashtë shtëpisë për 15 vjet.

Përgjatë këtyre viteve, e bija tregon se të atin e ka parë vetëm në foto dhe video dasmash. Pasi e sheh që Martini merr mesazhin, ajo shpërthen në lot dhe e ka gati të pamundur të besojë që ai do të vijë për të në program: “E di që ia kam thyer zemrën, por mua më ka marrë shumë malli. E shoh shpesh edhe në ëndërr dhe më largohet gjithmonë… Asnjëherë nuk më afrohet, edhe në ëndërr, asnjëherë.”  

Dhe e kishte parandienjë. Pasi mori mesazhin, Martini e kishte kuptuar se kush mund t’ia kishte dërguar mesazhin, ndaj refuzoi të vinte për ta përshëndetur vajzën. Mes dhjetëra mesazheve të larmishme, Arditi tha që ky është rasti i dytë që një personazh i ftuar refuzon të vijë në studio. Megjithatë, Martini, me siguri, e ka marrë mesazhin e së bijës, e cila, mes lotëve dhe keqardhjes për refuzimin e tij, tha: “15 vjet janë bërë shumë dhe më ka marrë malli shumë ta përqafoj, e dua shumë. Doja t’ia prezantoja edhe djalin, të takonte gjyshin, sepse ai nuk e njeh…” – tha ajo duke shtuar se mungesa e tij mund të justifikohet vetëm për shkak të zakonit: “E di që vetëm për shkak të zakonit nuk erdhi… Do të doja shumë të kishte ardhur, ta shikoja me sy dhe ta përqafoja. Edhe nëse ai nuk më do, unë sërish e dua shumë…” – tha Vitorja mes lotësh.

Një mesazh prindi i dërgoi Martinit edhe Arditi: “Unë uroj shumë, që zoti Martin të kuptojë se dashuria për fëmijën është dashuri pa kushte. Këto janë gjëra që ndodhin…. Jo vetëm dashuria mes dy të rinjve, por edhe dashuria e babit për vajzën duhet të jetë pa kushte... Vitorja thjeshtë ka dashur dikë dhe është shumë e lumtur…"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068931579589844
array(1) { ["section"]=> string(122) "historia-prekese-e-tropojanes-babai-s-e-fal-as-pas-15-vitesh-e-shoh-shpesh-ne-enderr-por-gjithmone-me-largohet-video-70014" }