Historia që përloti shqiptarët ka një fund të lumtur, ç'ka ndodhur pas 10 vitesh me at' e bijë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:23 30-11-2017 Historia që përloti shqiptarët ka një fund të lumtur, ç'ka ndodhur pas 10 vitesh me at' e bijë

A mundet një baba ta refuzojë gjatë mallin e së bijës? Lutjen e saj për ta pranuar siç është, me atë që do, me familjen e re?

Një vit më parë, dukej e pamundur që i ati ta falte Marsidën, vetëm se ajo kishte lidhur jetën me një djalë egjiptian. Historia që përloti shqiptarët nga studio e "Dua të të bëj të lumtur", përballja mes tyre pas 9 vitesh heshtje, nuk u mbyll me një përqafim. Ata u ripanë, por nuk u bashkuan.
Megjithatë, ai program kushtuar Marsidës dhe babait të saj, ishte një hap i mbarë i një rruge që do rimblidhte familjen e ndarë.
Një vit më pas Marsida dhe i ati na sjellin këtë foto. Janë pajtuar dhe takohen me njëri-tjetrin si babai me bijën.

Marrëdhënia e tyre po shkon aty ku ka qenë përpara se të nisnin konfliktet dhe kjo është një histori suksesi për "Dua të të bëj të lumtur", spektaklin që do të nisë së shpejti edicionin e dytë e që pritet të ketë sërish histori me falje.

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme, kush është pornostarja shqiptare që i mori burrin Kim Kardashian-it
Çfarë po ndodh më këngëtaren shqiptare? Me shami në kokë dhe gjoksin zbuluar (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013760805130005
array(1) { ["section"]=> string(99) "historia-qe-perloti-shqiptaret-ka-nje-fund-te-lumtur-c-ka-ndodhur-pas-10-vitesh-me-at-e-bije-101364" }