Historiani replikon me Ramën në Twitter, i tregon faktin rëndues ndaj Bashkisë së Shkodrës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 26-07-2016 Historiani replikon me Ramën në Twitter, i tregon faktin rëndues ndaj Bashkisë së Shkodrës

Historiani Romeo Gurakuqi ka replikuar në twitter me kryeministrin Edi Rama për një fakt që ai e konsideron të paimagjinueshëm dhe të papranueshëm.

Sipas një tabele të publikuar nga Gurakuqi, rezulton se nga fondet e alokuara nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve vetëm 0,734% kanë shkuar për Bashkinë e Shkodrës, duke e renditur atë të 23-ën në të gjithë Shqipërinë.

“Për vëmendjen tuaj Shkëlqesi Edi Rama: niveli i fondeve për Bashkinë Shkodër, i paimanigjueshëm e i papranueshëm”, shkruan ai.

Duke u krahasuar me bashkitë e tjera, Shkodra ka marrë 20 herë më pak fonde se Tirana, 9 herë më pak se Korça dhe Durrës, 8 herë më pak se Fieri dhe 1.5 herë më pak se Dibra, Skrapari dhe Roskoveci.

Shkodra ka marrë fonde po aq sa edhe bashkitë e Urës Vajgurore, Finiqit dhe Belshit. 

13654289_10153786269183310_5655977661941363438_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fuga provokon homofobët: Sovjetikët do bëhen bisha…
Bllokohen mjetet me dru ahu, 10 metër kub pa leje në Dibër (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.05832314491272
array(1) { ["section"]=> string(95) "historiani-replikon-me-ramen-ne-twitter-i-tregon-faktin-rendues-ndaj-bashkise-se-shkodres-47785" }