HISTORIKE / Skënderbeu në Europë, korçarët hakmerren ndaj Dinamos së Zagrebit

Publikuar tek: sport, më 21:02 24-08-2017 HISTORIKE / Skënderbeu në Europë, korçarët hakmerren ndaj Dinamos së Zagrebit

Historike! Skënderbeu kalon katër ture resht në Europa League dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.

Në 'Elbasan Arena', korçarët barazojnë pa gola ndaj Dinamos së Zagrebit dhe kualifikohen falë golit në fushë kundërshtare, pasi sfida e parë në Kroaci përfundoi 1-1.

Një ndeshje për kornizë në Elbasan nga ana e 'djemve' të Ilir Dajës që edhe një herë tjetër i tregojnë Dinamos së Zagrebit se nuk ishte rastësi rezultati i ndeshjes së parë në Kroaci.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë e Skënderbeut në Europa League pas asaj në vitin 2015-të.

Në fakt, atë sezon Skënderbeu luajti në play-off të Champions League kundër Dinamos së Zagrebit, por kroatët u kualifikuan për më tej, ndërsa korçarët u mjaftuan me pjesëmarrjen në Europa League.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021621942520142
array(1) { ["section"]=> string(80) "historike-skenderbeu-ne-europe-korcaret-hakmerren-ndaj-dinamos-se-zagrebit-90102" }