Hollande: Nuk ka shtyrje apo anulim të Brexit

Publikuar tek: bota, më 23:15 01-07-2016 Hollande: Nuk ka shtyrje apo anulim të Brexit

Vendimi i Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian nuk mund të shtyhet apo anulohet, pohoi sot presidenti François Hollande pas një takimi dypalësh me kryeministrin britanik, David Cameron duke u shprehur se sa më shpejt aq më mirë për procesin Brexit.

“Në këtë mënyrë jemi përballë një fakti real, mjaft të vetëdijshëm për pasojat, pasi të jesh pjesë e Unionit Evropian ka më tepër avantazhe. Në këtë moment britanikët do të nisin të ndërgjegjësohen përse u orientuan drejt Brexit”, tha kreu i shtetit në vazhdën e ceremonisë përkujtimore të njëqind vjetorit të betejës në Somme në Thiepval (veri të Francës që ai drejtoi së bashku me Cameron).

“Por vendimi është marrë tashmë, duke mos pasur mundësi ndryshimi apo anulimi të votës britanike. Tashmë duhet të marrin në konsideratë pasojat”, deklaroi Hollande për median.

Nëse dalja e Britanisë së Madhe mbetet rezultati më i mundshëm, ideja e një përmbysje të Brexit, një hap prapa i vendimit të daljes manifeston qartësisht se duhet të përballemi me kompleksitetin e këtij vendimi të pazakontë në BE.

Perspektiva e negociatave të gjata me Brukselin ofron gjithashtu tërheqjen deri në pafundësi të daljes britanike, një opsion që liderët evropianë të mbledhur në samit javën e fundit u shprehën njëzëri për shmangien e këtij veprimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18740606307983
array(1) { ["section"]=> string(50) "hollande-nuk-ka-shtyrje-apo-anulim-te-brexit-45244" }