Hollande: Tragjedia siriane do shihet në histori si turp për bashkësinë ndërkombëtare

Publikuar tek: bota, më 19:50 20-09-2016 Hollande: Tragjedia siriane do shihet në histori si turp për bashkësinë ndërkombëtare

Presidenti francez Francois Hollande ka bërë thirrje gjatë fjalimit të tij në OKB që t’i jepet fund masakrës në Siri duke i thënë Kombeve të Bashkuara “Boll më”.

“Tragjedia siriane do të shihet në histori si një turp për bashkësinë ndërkombëtare nëse nuk i japim fund së shpejti”, tha Hollande në Asamblenë e Përgjithshme.

Lideri francez e ka përshkruar Aleppon si një “qytet i martirizuar” dhe fajësoi regjimin sirian për prishjen e marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Rusi.

“Mijëra fëmijë kanë vdekur nga bombardimet. E gjithë popullata është e uritur. Autokolonat me ndihma po shkatërrohen. Po përdoren armë kimike”, tha Hollande.

Lufta në Siri që tashmë hyn në vitin e gjashtë me mbi 300.000 të vrarë, është tema kryesore e diskutimeve në OKB. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021878957748413
array(1) { ["section"]=> string(90) "hollande-tragjedia-siriane-do-shihet-ne-histori-si-turp-per-bashkesine-nderkombetare-53543" }