Hollandez i dashur! Lëri kurvëritë…Themeluesi i PD rebelohet: Nuk e njoh Bashën për kryetar

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 10-09-2017 Hollandez i dashur! Lëri kurvëritë…Themeluesi i PD rebelohet: Nuk e njoh Bashën për kryetar

3 votat e rrjedhura nga ana e deputetëve demokratë për kryetarin e ri të Kuvendit Gramoz Ruçi kanë rindezur “zjarrin” e kërkesës brenda PD për dorëheqjen e Ilir Bashës. Pas akuzave të Astrit Patozit, Besnik Mustafajt, madje edhe vetë dhëndërrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, janë edhe themeluesit e PD që po kërkojnë largimin e Bashës.

Ilir Kaduku, themelues i Partisë Demokratike në vitin 1990 dhe profesor i lëvizjes studentore të të njëjtit vit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook thotë se nuk e njeh Bashën si kryetar i PD.

Statusi i plotë i Ilir Kadukut

Hollandez i dashur! Une, Ilir Kaduku, themelues i PD, profesori i levizjes studentore '90, individi qe nuk ka gezuar asnje post politik dhe shteteror ne jeten e tij, personi qe nuk njeh as edhe nje njolle ne biografine e tij politike, publikisht te deklaroj : nuk te kam njohur dhe as nuk te njoh per lider opozite! Me sinqeritetin me te madh te kerkoj qe te japesh doreheqje sa me pare dhe te lejosh demokracine shqiptare te marre fryme lirisht! Populli Shqiptar nuk do te lejoje qe ti dhe Shpura Basha te mohojne sakrificat per crrenjosjen e komunizmit dhe per instalimin e demokracise reale! Leri matrapazlleqet politike, mashtrimet patollogjike, ndergjegjesohu dhe largohu nga skena politike sa nuk eshte vone! Vetem revolucioni i vertete demokratik jashte sistemit te felliqur politik qe ka gatuar kuzhina elektronike Basha - Rama mund te shpetoje demokracine shqiptare nga katastrofa! Poshte 18 Maji, dita e tradhetise kombetare, e kurverimit politik PD - PS!

Article Logic
Execution time: 0.018686056137085
array(1) { ["section"]=> string(95) "hollandez-i-dashur-leri-kurverite-themeluesi-i-pd-rebelohet-nuk-e-njoh-bashen-per-kryetar-91799" }