Hollywood-i vjen në Shqipëri, ja projektet madhështore që na presin

Publikuar tek: kulture-art, më 00:41 08-01-2018 Hollywood-i vjen në Shqipëri, ja projektet madhështore që na presin

Nëse jeni të apasionuar  pas serialeve si “Game of Thrones”, kemi një lajm të shkëlqyer për ju, shume prej këtyre prodhimeve kinematografike do të xhirohene edhe në Shqipëri.

Aktorët kryesorë shqiptarë tregojnë se projekti më i afërt është ai i nxitjes së xhirimeve të filmave më të mëdhenj botërore në vendin tonë, lëvizje e cila do të sillte përfitime në fushën ekonomike, turistike dhe sociale shkruan monitor.

Një shembull i ngjashëm është  Kroacia, ku të pasionuarve pas  Games Of Thrones” nuk iu desh shumë për të zbuluar se bukuritë natyrore ku zhvillohen ngjarjet i përkasin Kroacisë.

Në ato momente vërshuan turistët dhe nga ana tjetër, Kroacia u shndërrua në një pikë tërheqëse edhe për kineastë të tjerë, të cilët do të preferonin të shpenzonin aty buxhetin e planifikuar për filmin e tyre të radhës.

Por tashmë edhe vendi ynë do të ndjekë shembullin e Kroacisë.

Ilir Butka, kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, tregon për “Monitor” se, fillimisht u punua për rishikimin e ligjit, i cili nuk linte hapësirë juridike për financimin e produkteve me regjisor të huaj.

Lindi kështu skema e “minority co-production”, që të nxiste bashkëpunime me shqiptarët e të huajt, falë edhe disponibilitetit të Ministrisë së Kulturës.

Ai shprehet se:

Me ndryshimet e bëra në ligj, kjo skemë na afron me vendet europiane, sikurse e kishin implementuar edhe vendet e tjera të Ballkanit. Kjo ofron mundësi të mëdha për të qenë pjesë e projekteve të suksesshme botërore. Sa u përket vend-xhirimeve, ne po punojmë për implementimin e skemës së ‘tax credit’.

Kur vijnë grupe të huaja për të xhiruar në vendin tonë, falë vendndodhjes së favorshme gjeografike, bukurive natyrore, kulturore etj., ata bëjnë shpenzimet e tyre, nuk marrin asnjë financim nga Shqipëria, por hezitojnë të vijnë për shkak të taksave.”

Kjo nismë do ta vendoste Shqipërinë në hartën e vendeve që ndjekin politikën e ekonomisë kreative.

Nga të gjithë llojet e investimeve që mund të realizohen në një vend, ky do të ishte ndër më interesantët sepse zhvillohet në një kohë të shkurtër, kohëzgjatja mund të jetë rreth 25 ditë, ndërkohë koha e shfaqjes në rastin konkret të filmit, është e gjatë, ka më shumë avantazhe se sa një spot televiziv.

Nga ana tjetër, edhe kineasti Robert Budina tregon se zbritja e taksave për filma të huaj që vijnë të xhirohen në Shqipëri do të rriste punësimin në fushën e kinematografisë, do ta bënte Shqipërinë më të njohur për të huajt, do të nxiste turizmin.

Budina bën të ditura se:

Në projektet tona të mëparshme, kjo gjë ka ndodhur dhe rezultatet janë shumë konkrete, kemi punësuar profesionistë të fushës në projekte që shteti shqiptar nuk është investuar, si rasti i filmit ‘Burrnesha’, i cili ishte pjesëmarrës dy vjet më parë në Festivalin e Berlinit.

Gjatë xhirimeve të filmit tim të fundit në Valbonë, më ka rastisur të takoj dy turistë gjermanë që kishin ardhur në Shqipëri, pasi kishin parë këtë film dhe ishin kureshtarë të njihnin nga afër traditat dhe gjeografinë shqiptare.

Sado që kjo rastësi nuk mund të përbëjë një statistikë, nëse bashkëprodhimet e filmave do të ishin më të shpeshta, raste të tilla me siguri do të shtoheshin”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta France Gall, këngëtarja ikonike franceze
Ndryshon shërbimi mjekësor në Tiranë, Manastirliu bën paralajmërimin e rëndësishëm: Brenda 6 muajsh… »
Article Logic
Execution time: 0.10997796058655
array(1) { ["section"]=> string(73) "hollywood-i-vjen-ne-shqiperi-ja-projektet-madheshtore-qe-na-presin-105784" }