Hoqi dorë nga drejtësia për t’i shpëtuar Vettingut, profesor Kabo rrëfen çfarë i kërkoi Llallës: Ikje e turpshme, unë prita...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 13-02-2018 Hoqi dorë nga drejtësia për t’i shpëtuar Vettingut, profesor Kabo rrëfen çfarë i kërkoi Llallës: Ikje e turpshme, unë prita...

Kryeprokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga e drejta për tu emëruar gjyqtar ne apel duke i shpëtuar kështu Vettingut e duke dalë një herë e mirë nga sistemi i drejtësisë.

Sakaq, profesor Përparim Kabo, e cilëson të turpshme ikjen e tij. “Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thash. Bëjeni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja…Pres me durim. Dhe prita. Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit…”, shkruan profesor Kabo.

KOMENTI I PLOTË I PËRPARIM KABOS:

Ikja e turpshme e një Kryeprokurori…

Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thash,…: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja…Pres me durim. Dhe prita. Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit…Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla…Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti drejtësisë është ose bashkëpuntor ose i pafuqishëm. Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar. Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë por xhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Laë dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon. Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm. Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruaj…” Ikja e turpshme e një kryeprokurori…

Pkabo 13 shkurt 2018

Më shumë në këtë kategori: « Policia greke sekuestron 62 kg marijuanë, në pranga një shqiptar, u kap me një femër në makinë
Trageti i Vlorës rrezikon të anullojë SOT udhëtimin drejt Italisë (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.003803014755249
array(1) { ["section"]=> string(127) "hoqi-dore-nga-drejtesia-per-t-i-shpetuar-vettingut-profesor-kabo-rrefen-cfare-i-kerkoi-llalles-ikje-e-turpshme-une-prita-110098" }