Hotel “Dajti” do shndërrohet në bankë, punimet nisin brenda vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 13:15 13-07-2016 Hotel “Dajti” do shndërrohet në bankë, punimet nisin brenda vitit

Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankën e Shqipërisë do të nisin këtë vit. Banka  e Shqipërisë ne planin e  zhvillimeve afatmesme 20016-2018 ka njoftuar se gjatë vitit 2015, kanë përfunduar procedurat për marrjen e lejeve nga institucionet shtetërore për punimet në godinën e hotel Dajtit dhe brenda vitit 2016 do të realizohet procedura e prokurimit dhe fillimi i punimeve të rikonstruksionit.

Banka sqaron se  me rikonstruksionim do të ruhen vlerat historike kulturore të ndërtesës.

Në  qershor të vitit 2010, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi blerjen me prokurim të drejtpërdrejtë të Hotel Dajtit me fond limit 4.148.400.000 (katër miliard e njëqind e dyzetetetë milionë e katërqind mijë) lekë.

Banka e Shqipërisë do të rikonstrukturojë ndërtesën në shërbim të veprimtarisë së saj. Godina është ndërtuar rreth viteve ’30 dhe e dizenjuar në detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian.

Hotel “Dajti“ për qytetarët e Tiranës ka qenë një nga veprat më të spikatura  dhe njëkohësisht më të lakmuara. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027202844619751
array(1) { ["section"]=> string(68) "hotel-dajti-do-shnderrohet-ne-banke-punimet-nisin-brenda-vitit-46450" }