Humbi botërorin e peshëngritjes në SHBA, shpërthen Daniel Godelli: TURP për federatën e shtetin, ju doni SERVILA

Publikuar tek: sport, më 12:11 13-11-2017 Humbi botërorin e peshëngritjes në SHBA, shpërthen Daniel Godelli: TURP për federatën e shtetin, ju doni SERVILA

Daniel Godelli ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook kundër Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Sportisti i njohur shprehet i irrituar për situatën në të cilën gjendet, pasi atij nuk iu dha një vizë për kampionatin Botëror që do të mbahet në Amerikë.

Me pretekstin se nuk kthehet më në Shqipëri, Godellit iu mohua e drejtë për të garuar mes më të mirëve. Për këtë ai shkruan:

"Jam sportist, i cili ka marrë çdo lloj medalje që ekziston në glob. Më mungonte titulli botëror të ciline  fitova në 2014-tën. Ma hoqën më pas padrejtësisht, më mungon edhe medalja olimpike.

Isha në formën që jo vetëm të merrja medalje në Botërorin që bëhet në Amerikë, po edhe të tentoja rekordin botëror. Nuk më jepet viza sepse s'ka garanci që unë do kthehem.

Kam pasur oferta nga shumë shtete të botës që kur isha fëmijë dhe kurrë se kam çuar në mendje që mund të ndërroj flamurin tim për hir të atyre heronjve që kanë dhënë jetë për këtë flamur. Unë do të isha i gatshëm në çdo sekondë të jetës time të jepja jetën për këtë flamur e kurrë për karriget e cilitdo politikan apo drejtues aktual të federatës sime që flasin për flamur. Ndërkohë nuk dijnë sakrificën e një sportisti që vërtet lufton për flamur e jo për monedha që kurrë si kam kërkuar shtetit tim.

Dola kampione Europe në Kroaci në një stil, por të dalë një njeri dhe të thotë që për atë medalje të artë në Europë unë kërkova një qindarkë... S'kam kërkuar kurrë asgjë përveç atyre që më takojnë.

Tani që kërkova të merrja pjesë në Botëror, të tregoja se kush jam unë, që nuk merr doping po është vetë doping, doping i llojit që urrejtjen dhe pa korrektësinë nga gjithë këto njerëz e kthejnë në forcë fizike dhe mendore sepse unë s'kam nevojë për ampula apo kapsula të jem ky që jam dhe të arrij gjëra të cilët njerëzit e thjeshtë nuk i përceptojnë dot.

I them federatës time që unë nuk humba sepse nuk u ngjita në pedan, as nuk dështova, por ju humbët, ju mbani përgjegjësi për këtë, jo unë.

Duke theksuar që peshëngritja për shumicën e njerëzve është sport i rëndë, për mua është një lojë play station.

Turpi u ngeltë ju si federatë e ju si shtet, të cilët s'doni një kampion bote, por doni njerëz që të vijnë për fushatë dhe servila. Por jo, unë kurrë nuk mund të bëhem pjesë e një partie sa do padrejtësi të më bëhen.

Unë jam DANIEL GODELLI, ai që frikëson botën në profesionin e tij, po ju kush jeni?!", përfundon peshëngritësi shqiptar në facebook-un  e tij./ newsport.al

dan1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.013324975967407
array(1) { ["section"]=> string(115) "humbi-boterorin-e-peshengritjes-ne-shba-shperthen-daniel-godelli-turp-per-federaten-e-shtetin-ju-doni-servila-99385" }