Humbi garën në FSHF, flet për herë të parë Bashkim Fino: Këto janë arsyet, ç’i thashë Dukës pas fitores

Publikuar tek: sport, më 13:32 07-02-2018 Humbi garën në FSHF, flet për herë të parë Bashkim Fino: Këto janë arsyet, ç’i thashë Dukës pas fitores

Bashkim Fino është treguar i gatshëm të flasë për mediat pas përfundimit të rezultatit të zgjedhjeve në FSHF dhe humbjes së tij përballë Armand Dukës.

Fino renditi arsyet e kësaj humbje, si dhe ndjekjen e cështjes në rrugë gjyqësore.

“Nuk jam i zhgënyer nga rezultati, e prisja se procesi ishte i parregullt nga lista e delegatëve. Është fjala për 12 shoqatat që janë ilegale, ne do vazhdojmë procesin tonë ligjor e gjyqësor. Po ashtul ilegale ishte edhe vendosja e disa ekipeve që nuk kanë ekipe, si Pojani, Vlora, Fieri që nuk janë pjesë e lojës dhe vendosja e delegatëve nga ana e federatës, Duka kishte edhe “gurin dhe arrën”, kjo tregon për diferencën që Duka fitoi sot zgjedhjet.

Kur ke listë të pandershme para, s’mund të pretendosh për të thyer rezultatin.

Po të mos ishin 12 shoqatat dhe 5-6 klubet do ishte garë më e fortë e pastaj do shikonim kush ishte platforma më e mirë.

Do të respektojmë gjykatat shqiptare, do vazhdojmë edhe më tej. Rezultati është i anëtarëve të asambles të cerfitikuar nga ky komitet që ne i kontestojmë. I urova sukses Dukës pas raundit, por do të vijojmë gjithësesi procesin gjyqësor për të mirën e futbollit dhe jo për mua personalisht.

Nuk e kam përdorur politikën, edhen pse këtë gjë e bëri kundërshtari im. Për mua ishte garë sportive, por në Shqipëri nuk shkëputemi nga politika e ditës”, u shpreh Fino.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të 5-të në krye të FSHF, fjalët e para të Dukës pas fitores: Premtimi që bën
Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.2831859588623
array(1) { ["section"]=> string(107) "humbi-garen-ne-fshf-flet-per-here-te-pare-bashkim-fino-keto-jane-arsyet-c-i-thashe-dukes-pas-fitores-109457" }