Humbi me Juventus, Torino merr ish-trajnerin e Inter

Publikuar tek: sport, më 16:55 04-01-2018 Humbi me Juventus, Torino merr ish-trajnerin e Inter

Mbrëmjen e djeshme Torino u eleminua nga Kupa e Italisë pas humbjes me Juventuesin.

Po kjo humbje bashkë me disa rezultate të dobta në javët e fundit ka bërë që Torino të shkarkojë trajnerin e saj, Sinisa Mihajloviç.

Serbi që drejtonte torinezët që prej sezonit të shkuar nuk ka mundur të bëjë mirë në këtë sezon. Torino në fund të fazës së parë renditet në vendin e 10-të me vetëm 25 pikë.

Në vendin e Mihajloviç, Torino ka zgjedhur ish-trajnerin e Interit dhe Napolit Valter Mazzarri.

Objektivi i Mazzarrit në krye të Torinos do të jetë kapja e një vendi që të kualifikon në Ligën e Europës. 

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllen dy derbet, triumfon Juventus, Chelsea dhe Arsenal ndahen në barazim
Marrin formë tribunat dhe kulla, ja si duket “Arena Kombëtare” tani (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0048420429229736
array(1) { ["section"]=> string(58) "humbi-me-juventus-torino-merr-ish-trajnerin-e-inter-105418" }