Humbi me Shqipërinë, shkarkohet trajneri i Rumanisë

Publikuar tek: sport, më 18:06 27-06-2016 Humbi me Shqipërinë, shkarkohet trajneri i Rumanisë

Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka shkarkuar të hënën trajnerin e ekipit kombëtar, Anghel Iordanescu, pas eliminimit të Rumanisë në turin e parë të Euro-2016, duke bërë të ditur se zëvendesuesi i tij do të caktohet brenda dy javëve.

“Falenderojmë Anghel Iordanescu për kualifikimin e Rumanisë në këtë kompeticion. Deri në fund të Euro 2016 ne do të caktojmë trajnerin e ri. Ne do të kërkojmë një trajner që të ketë një përvojë mbi 10 vjeçare në nivele të larta, që të ketë fituar trofe dhe të jetë i motivuar për të kualifikuar Rumaninë për në Kupën e botës. Rumun ose i huaj, ne i kemi të hapura të dy opsionet”, deklaroi presidenti i  FRF, Razvan Burleanu.

E vendosur në grupin “A”, Rumania u mposht nga Franca dhe Shqipëria, ndërsa arriti të sigurojë një barazim përballë Zvicrës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019834995269775
array(1) { ["section"]=> string(56) "humbi-me-shqiperine-shkarkohet-trajneri-i-rumanise-44750" }