Humbja 3 me 0 përballë PSG, Bayern shkarkon Ançelotin

Publikuar tek: sport, më 19:44 28-09-2017 Humbja 3 me 0 përballë PSG, Bayern shkarkon Ançelotin

Humbja mbrëmjen e shkuar 3 me 0 përballë PSG ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në shtëpinë e Bayern Munich.

Drejtuesit bavarez kanë marrë menjëherë një vendim duke shkarkuar në mënyrë të menjëhershme teknikun Karlo Ançeloti.

Skuadra përkohësisht do të drejtohet nga Vili Sanjol, që është dhe drejtori tekinik i bavarezëve.

“Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019,  Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, lexohet në shkrimin e  të përditshmes “Bild”.

Por mediat gjermane nuk përjashtojnë një rikthim të Klop në Gjermani, për të marrë drejtimin e Bayern. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina e Schumacher del në shitje, ky është çmimi marramendës
Dalin formacionet e ndeshjes, Ilir Daja i surprizon të gjithë me zgjedhjet në mesfushë »
Article Logic
Execution time: 0.019883871078491
array(1) { ["section"]=> string(58) "humbja-3-me-0-perballe-psg-bayern-shkarkon-ancelotin-94056" }