Humbja e Dritëro Agollit, flasin miq, shkrimtarë, akademikë dhe historianë: Dhimbje e madhe për kombin shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 17:04 03-02-2017 Humbja e Dritëro Agollit, flasin miq, shkrimtarë, akademikë dhe historianë: Dhimbje e madhe për kombin shqiptar

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, miqtë dhe artëdashësit e tij kanë shprehur ngushëllimet më të përzemërta duke e konsideruar si një ndër humbjet më të mëdha në letërsinë shqiptare. Në një lidhje të drejtë telefonike në News24, poetë, historianë dhe akademikë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e shkrimtarit të madh.

Moikom Zeqo, historian dhe mik i Agollit: "Ndihet dhimbja e madhe në të gjithë kombin shqiptar. Është dhimbje e shumëfishtë sepse ka të bëjë me ekzistencialitetin shqiptar. Është poet i shquar, njeri i rrespekruar madje dhe në fushën politike është një figurë e çmuar dhe ka një efekt të madh popullor.

Duke qenë e pashmangshme vdekja për një figurë të tillë duket shumë e fuqishme sepse jeta e vërtetë e një njeriu letrash është ajo që vjen më pas. Ai e ka vendin e sigurtë në kulturën shqiptare dhe mendoj që do të jetë një pasuri për kulturën shqipe, ngritja, pasqyrimi i një figure të tillë.  Rrespekt popullor për figurën".

Edhe shkrimtarja Diana Çuli shprehu ngushëllimet për humbjen e madhe në botën artistike shqiptare: "Është një lajm i hidhur për shqiptarët, ne jemi rritur me letërsinë e tij. Do të jetojë letërsia e tij dhe veprat e tij”,- u shpreh shkrimtarja Çuçi.  

Fatos Kongoli: "E dija që është shtruar në spital dhe ndihem shumë i lënduar. Unë kam disa autorë në letërsi nga të cilët kam vlerësuar gjithmonë për letërsnë e tyre. Dhe një ndër ato autorë është Dritëro Agolli. Ka qenë një poet i madh. Kam patur marrëdhënie miqësore me Agollin. Dritëroi ka qenë njeri i hapur, njeri që të mbante afër. Kur rrije me të në të njëjtën dhomë ndiheshe i barabartë, shpesh na bashkonte dhe tavolinat. E njoh mirë Dritëron. Është një humbje shumë e madhe".

Muzafer Korkuti, Kreu i Akademisë së shkencave: "Ishte i madh në letërsi por i madh edhe në akademi. Nuk e dalloje dot në ishte krijues i letrave shqipe apo akademik.  Duhej të vleresohej më shumë nga Akademia e Shekncave. Ky ishte meraku i tij i fundit. Ai nuk iku ai do mbetet i tillë, i madh siç ka qenë". /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kur të jesh mërzitur shumë...” poezia e Dritëroit për Sadijen që u kthye në këngë e himn jete
12 poezitë e fundit të Dritëro Agollit nga libri “Prit edhe pak” »
Article Logic
Execution time: 0.16292881965637
array(1) { ["section"]=> string(113) "humbja-e-dritero-agollit-flasin-miq-shkrimtare-akademike-dhe-historiane-dhimbje-e-madhe-per-kombin-shqiptar-67638" }