Humbja e Tiranës me Skënderbeun, Halili jep mbështetje, shikon për Kukësin e Partizanin

Publikuar tek: sport, më 11:18 05-03-2015 Humbja e Tiranës me Skënderbeun, Halili jep mbështetje, shikon për Kukësin e Partizanin Ndeshja e djeshme Skenderbeu-Tirana

Pas humbjes së djeshme në stadiumin e Korçës Tirana ka dy sfida të vështira, atë të Kukësit dhe Partizanit, por duket se ekipi bardhë e blu nuk do të dorëzohet. Sipas burimeve nga presidenca e ekipit, nuk do të ketë asnjë ndryshim në pankinën bardhë e blu, edhe pse ndeshja e djeshme ishte e rëndësishme.

Ditën e sotme, pritet që të ketë mbledhje të presidentit, stafit teknik, trajnerit, për të parë se çfarë do të ndodhë me dy ndeshjet e radhës, të cilat janë një gur i madh prove për ekipin. Nuk priten shumë surpriza, ndërkohë që presidenti Refik Halili, i ka dhënë mbështetje ekipit dhe drejtuesve, një shenjë e qartë për të mos demoralizuar as ekipin dhe as drejtuesit në këtë moment jo pak të sikletshëm për Tiranën. Ndeshjet e tjera me Kukësin dhe Partizanin, pritet të jenë gur prove për futbollistët dhe ekipin, pjesa më e madhe e të cilëve në fakt, luajnë me kombëtaren shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vllaznia, bordi propozon Luan Zmijanin për ekipin, Luka e mbështet
Fernando Alonso zgjohet pas aksidentit, i duket se është viti 1995 »
Article Logic
Execution time: 0.027616024017334
array(1) { ["section"]=> string(90) "humbja-e-tiranes-me-skenderbeun-halili-jep-mbeshtetje-shikon-per-kukesin-e-partizanin-5008" }