Humbja me Portugalinë e zbret Shqipërinë 7 vende më poshtë

Publikuar tek: sport, më 16:01 01-10-2015 Humbja me Portugalinë e zbret Shqipërinë 7 vende më poshtë

Humbja me Portugalinë ka ndikuar që Kombëtarja shqiptare të zbresë me 7 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-.s Kuqezinjtë ndodheshin në vendin e 25 një muaj më parë, por sot ndodhen në të 32-in.

Gjithsesi vendi i 32-të në klasifikimin e të gjitha përfaqësueseve në rang global, konsiderohet mjaft pozitiv për një kombëtare si Shqipëria, që ka shansin e artë të marrë pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit, siç është kampionati europian “Francë 2016’.

Vetëm dy muaj më parë, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’u dhënë 3 pikë kuqezinjve për sfidën e shumëpërfolur me Serbinë, Shqipëria shënoi një rekord historik duke u renditur e 22-ta në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017847061157227
array(1) { ["section"]=> string(64) "humbja-me-portugaline-e-zbret-shqiperine-7-vende-me-poshte-22110" }