Humbja ndaj Izraelit, “puç” kundër De Biasit? Duka: Nuk ka të tillë futbollistë në Kombëtare

Publikuar tek: sport, më 07:42 21-11-2016 Humbja ndaj Izraelit, “puç” kundër De Biasit? Duka: Nuk ka të tillë futbollistë në Kombëtare

I pyetur nga Gerti Çarçani, moderatori i emisionit “Ora Skaner”, në lidhje me thashethemet e përhapura se humbja ndaj Izraelit ishte një mënyrë që lojtarët kuqezi t’i bënin dëm Gianni De Biasit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike.

“Nuk ka pasur puç ndaj trajnerit. Nuk ka futbollist Kombëtarja jonë që të bëjë të tilla gjëra.

Ata luajnë me shpirt për fanellën. Nuk i çojnë gjërat deri në atë pikë sa t’i bëjnë dëm ekipit Kombëtar.

De Biasi e ka situatën nën kontroll, totalisht. Ai është një trajner profesionist dhe ka dhënë kontribut të madh në skuadrën tonë dhe në sukseset tona.

Unë nuk i kam ndërhyrë kurrë në zgjedhjet e tij De Biasit. Nëse do të ndërhysh në zgjedhjet e trajnerit, ti bëhesh bashkëfajtor nëse gjërat nuk ecin mire.

Nëse ka dështim, atëherë ndërrohet trajneri”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klasiket e Europës, Dortmund i shkakton Bayern-it humbjen e parë, Ronald sundon në Madrid
“Çmendet” futbolli, një super klub bën gati 250 milion euro për Messin »
Article Logic
Execution time: 0.024480104446411
array(1) { ["section"]=> string(93) "humbja-ndaj-izraelit-puc-kunder-de-biasit-duka-nuk-ka-te-tille-futbolliste-ne-kombetare-60160" }