Humbja në shtëpi me Teutën, presidenti Luftëtarit paralajmëron tërheqjen nga gara

Publikuar tek: sport, më 17:19 15-11-2017 Humbja në shtëpi me Teutën, presidenti Luftëtarit paralajmëron tërheqjen nga gara

Përballja e parë për javën e 10-të mes Luftëtarit dhe Teutës është mbyllur me fitoren e durrsakëve, që kanë arritur të dalin me tre pikë shumë të vyera nga Gjirokastra.

Por nuk ka shpëtuar pa polekima as kjo ndeshje. Në përfundim presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka folur për supersport, ku ka dënuar arbitrimin e ndeshjes.

Tavo paralajmëroi prishjen e kampionatit nëse vijon të jetë e njejta situatë.

“Nuk dua te komentoj ndeshjen. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Gjirokastër. Nuk e di se për çfarë i duhen Federatës këta arbitra. I bëj thirrje presidentit Duka se këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Kur them do marr masa ose do tërheqim skuadrën nga gara ose do prishim kampionatin duke aktivizuar të rinjtë e duke mos marre asgjë seriozisht”, - u shpreh Grigor Tavo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon pas 6 golash Irlandë-Danimarkë, zbulohet e kualifikuara e radhës në Kampionatin Botëror
Sondazhi i ANSA, ja kë duan italianët si trajner të kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.018544912338257
array(1) { ["section"]=> string(86) "humbja-ne-shtepi-me-teuten-presidenti-luftetarit-paralajmeron-terheqjen-nga-gara-99682" }