Humbje e hidhur, Skënderbeu e mbyll keq Ligën e Europës

Publikuar tek: sport, më 21:23 07-12-2017 Humbje e hidhur, Skënderbeu e mbyll keq Ligën e Europës

Skënderbeu e ka mbyllur keq aventurën e tij në Europë, pasi ka humbur në minutën e fundit përballë Jang Bojs.

Korçarët kanë dhuruar emocione të mëdha në 95-të minuta duke i shkuar shumë pranë fitores disa herë.

Do të ishte pikërisht Skenderbeu i cili kaloi në avantazh i pari me një gol të Lilaj. Më pas vetëm 2 minuta më vonë Jang Bojs barazoi. Pas golave Skënderbeu pasti disa raste për të kaluar në avatazh, por nuk ka pasur fat.

Në fund kur të gjithë po mendonin se po shkohej drejt një barazimi, zviceranët përfituan nga një hutim i Skënderbeut në mbrojtje dhe shënuan një gol në minutën e fundit.

Skënderbeu e mbylli këtë fazë të grupeve të Europa League në kuotën e 5 pikëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo fiton "Topin e Artë", por reagimi i djalit të tij i habit të gjithë (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.012590885162354
array(1) { ["section"]=> string(61) "humbje-e-hidhur-skenderbeu-e-mbyll-keq-ligen-e-europes-102337" }