Humbje e madhe për Europianin, talenti italian i nënshtrohet operacionit

Publikuar tek: sport, më 22:15 06-05-2016 Humbje e madhe për Europianin, talenti italian i nënshtrohet operacionit

Euro 2016 po afron dhe sezoni i mbingarkuar po u jep një goditje të rëndë shumë kombëtareve, sepse sot Gjermania humbi mesfushorin Gyndogan dhe Anglia mesfushorin Okslejd-Çembërlejn.

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të dëmtimeve të këtyre dy talenteve, edhe Italia ka marrë një lajm mjaft negativ.

Mesfushori i talentuar i PSG-së, i kosndiruar talenti më i madh italian në këtë moment, Marko Verrati, nuk do të jetë në Francë, shkruan Sportal.

Numri 10 i Italisë, shpresa e madhe e Antonio Kontes për të zëvendësuar veteranin Andrea Pirlo, do të operohet më 16 maj në Dubai, për të zgjidhur një problem që e shqetëson 23-vjeçarin prej disa muajsh.

Edhe pse lojtari dëshironte ta shtynte operacionin, për të mos munguar në Euro 2016, mjekët kanë vendosur për të kundërtën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KF Tirana kundër vendimit të Disiplinës: Absurd, do e apelojmë
Tragjedi në Rumani, futbollisti i Dinamo Bucharest pëson atak kardiak në fushë »
Article Logic
Execution time: 0.013226985931396
array(1) { ["section"]=> string(77) "humbje-e-madhe-per-europianin-talenti-italian-i-nenshtrohet-operacionit-39725" }