Humbjet e njëpasnjëshme, shkrimtarja e prekur: Kam filluar ta urrej këtë fjalëmurin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:49 06-02-2018 Humbjet e njëpasnjëshme, shkrimtarja e prekur: Kam filluar ta urrej këtë fjalëmurin

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ndihet e prekur nga humbjet e njëpasnjëshme. Ndërsa një natë më parë njoftoi për ndarjen nga jeta të djalit të vetëm të Tinka Kurtit, Zef Kurti, sot një tjetër humbje e madhe ka tronditur mbarë opinionin publik.

Vdekja para kohe e ish-anëtares së kryesisë së LSI e cila së fundmi ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së shërbimit spitalor, Luzhiana Abazi, ka prekur këdo që e ka njohur.

“Kam filluar urrej këtë Fjalëmurin. Më shumë na takon për kobe se për gëzime. Ose, mbase nuk është faji i tij, por yni, i qenies njeri, që i zotëruar nga subkoshienca, e tërheq më shumë gjëma se hareja. Ndonjëherë më bëhet se edhe bima ka më shumë dinjitet kur fiket, e ruan ngjyrën, ndërsa njeriu është dalëbojësh në marrinë e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që është kaq i fjetur a gërnjar për gëzimin e tjetrit dhe aq i etur të bëjë prani në dhimbjen e tjetrit. Në Fjalëmur tani kanë filluar të postojnë foto të varreve, a thua nuk mjaftojnë kujtimet në kafkën e mjerë”, shkruan në këtë shënim të shkurtër reflektiv shkrimtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13397002220154
array(1) { ["section"]=> string(88) "humbjet-e-njepasnjeshme-shkrimtarja-e-prekur-kam-filluar-ta-urrej-kete-fjalemurin-109308" }