Humoristët at e bir, Jul dhe Zef Deda e kujtojnë siç dinë ditëlindjen e Policisë, Deda i vogël bën edhe pak politikë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:07 13-01-2016 Humoristët at e bir, Jul dhe Zef Deda e kujtojnë siç dinë ditëlindjen e Policisë, Deda i vogël bën edhe pak politikë

Julian dhe Zef Deda, dy humoristët at e bir, e kujtojnë siç dinë ditëlindjen e policisë së shtetit. Nëpërmjet disa fotove e momenteve humoristike. Por Deda i vogël gjen momentin të bëjë edhe pak politikë.

“P.s. Policia që duam? Për fat të keq akoma jo. Ka akoma shumë punë për të arritur te ky përkufizim”, thotë ai.

“Gëzuar 103 vjetorin.

Qeveritë ikin e vijnë, ministrat emërohen dhe shkarkohen, politikat ndryshojnë, por ata janë gjithmonë aty, në krye të detyrës, aty në pluhurin dhe në 40 gradët e verës dhe në ngricat, shiun dhe baltën e Dimrit.

Ata janë aty duke u përballur me lloj- lloj njerëzish që lëvizin në këtë shtet.

Ne e dimë mirë si jemi. Të paduruar, nevrikë, bërtasim shumë, shajmë shumë dhe imagjinoni, polici është i detyruar të përballet me gjithë këto shqiptarizma. Punë vërtetë e vështirë.

Gëzuar të gjithë ju që vini jetën tuaj në rrezik për të mbrojtur timen.

Gëzuar ju që përpiqeni të shprishni trafikun e makinave të shqiptarëve.

Gëzuar edhe ju që e merrni ndonjë lek nën dorë, por jo për fajin tuaj, por sepse rroga që keni nuk ju mjafton.

Nderim dhe mirënjohje për ata, që ndër vite, kanë dhënë jetën në krye të kësaj detyrë të guximshme.

Rrotacionet e pushteteve, janë sjellë historikisht keq më shumë nga efektivët e Policisë, duke i shkarkuar edhe nga puna për arsye politike, por shpresoj që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. Mbi të gjitha uroj të kenë kushte më të mira pune dhe sidomos të paguhen aq sa e meritojnë. Gëzuar!”, uron humoristi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033180952072144
array(1) { ["section"]=> string(120) "humoristet-at-e-bir-jul-dhe-zef-deda-e-kujtojne-sic-dine-ditelindjen-e-policise-deda-i-vogel-ben-edhe-pak-politike-29919" }