Çmimi i madh i Hungarisë ditën e sotme u dominua nga Ferrari që arriti të marrë dy vendet e para ma Vettel dhe Raikkonen.
Kështu “kokë kuqja”, largohet me pikët maksimale nga ky circuit, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion. Vettel dhe Raikkonen zhvilluan një garë perfekte dhe pas shumë vështirësive arritën që në vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove të kalonin njëri pas tjetrit.
Pas tyre në podium u ngjit edhe Valeri Bottas, i Meclaren në kthesën e fundit arriti të parakalonte shokun e tij të skuadrës Hampilton, i cili pas kësaj gare i largohet shumë titullit kampion.
Fitorja e dy pilotëve të Ferrarit më së shumti erdhi falë strategjisë së skuderisë italiane, e cila bëri që dy pilotët të shkëputën që në fillim të garës dhe të ruajnë dy vendet e para përgjatë gjithë garës.