Hyn në fuqi udhëzimi për kryerjen e procedurave të peshimit, krijohen lehtësira për bizneset

Publikuar tek: ekonomi, më 14:03 05-08-2016 Hyn në fuqi udhëzimi për kryerjen e procedurave të peshimit, krijohen lehtësira për bizneset

Ministria e Financave  ka njoftuar bizneset për  hyrjen në fuqi të udhëzimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, “Mbi kryerjen e proçedurave të peshimit pranë zyrave doganore”.

Ky udhëzim ka hyrë në fuqi në kuadër të thjeshtimit të proçedurave doganore dhe tatimore.

Nëpërmjet këtij udhëzimi shmangen vonesat në pikat e kalimit kufitar, në veçanti në Portin e Durrësit, ulen kostot e biznesit, duke mospaguar shërbimin e peshimit dhe mbi të gjitha kursehet kohë në procesin e zhdoganimit.

Risia e këtij udhëzimi, i kërkuar prej kohësh nga operatorët e import-eksportit, është aplikimi i modelit të riskut, duke shfuqizuar detyrimin për peshimin e 100% të mjeteve për qëllime import-eksporti të mallrave.

Gjithashtu, shmangen gjobat e marra për shkak të diferencave të peshimit të dubluar në doganat hyrëse kufitare dhe doganave të brendshme, si dhe luftohen sjelljet jo etike nga administrata doganore.

Ministria e Finanacve sqaron se, rritja e efikasitetit në luftën kundër evazionit fiskal, duke orientuar kontrollet sipas nivelit të rrezikshmërisë, duke thjeshtëzuar procedurat dhe duke ulur kostot e biznesit, është objektiv i vazhdueshëm prioritar i Ministrisë së Financave, i cili po konkretizohet dhe do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ministria e Financave njofton se fton operatorët e biznesit të njihen me këto ndryshime dhe të përfitojnë lehtësirat e parashikuara në këtë udhëzim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028626918792725
array(1) { ["section"]=> string(97) "hyn-ne-fuqi-udhezimi-per-kryerjen-e-procedurave-te-peshimit-krijohen-lehtesira-per-bizneset-48852" }