Hyn në fuqi vettingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:27 23-12-2016 Hyn në fuqi vettingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të vetting-ut, si pjesë e paketës për reformën në drejtësi.

Nga ky moment, ligji i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka hyrë në fuqi.

Gjashtë anëtarë të gjykatës kanë votuar kundër kërkesës së PD dhe vetëm dy pro.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Komisioni i Venecias, i pyetur nga Gjykata, u shpreh se vettingu nuk bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Ky ligj është baza e reformës në drejtësi që pretendohet se do i hapi rrugën reformimit të gjyqësorit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0207679271698
array(1) { ["section"]=> string(67) "hyn-ne-fuqi-vettingu-gjykata-kushtetuese-rrezon-kerkesen-e-pd-63505" }