Hysi:Të rrëzohet kërkesa ndaj Kokëdhimës, s’ka nevojë të investojë Gjykata për çështje të zgjidhura

Publikuar tek: politike, më 12:07 16-04-2015 Hysi:Të rrëzohet kërkesa ndaj Kokëdhimës, s’ka nevojë të investojë Gjykata për çështje të zgjidhura Vasilika Hysi

Deputetja e maxhorancës, Vasilika Hysi deklaroi sot në Parlament në emër të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit se duhet të rrëzohet kërkesa e deputetëve të opozitës për gjykim të konfliktit të interesit të deputetit Koço Kokëdhima në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Hysit kërkesa është e zgjidhur qartë nga kushtetuta dhe ligji për parandalimin e konfliktit të interesit dhe nuk është e nevojshme që Gjykata të investojë për zgjidhjen e saj.

“Rezultoi se Kokëdhima nuk ka lidhur ndonjë kontratë pasi është shpallur deputet nga KQZ-ja. Por nga dokumentet rezultuan se pasi u shpall deputet ai ka përfituar pagesa për kontrata të lidhura kohë më parë. Këtë nuk e përcakton ligji, neni 28 nuk përcakton nëse nuk mund të përfitojë ndonjë të ardhur të kontratave të lidhura më parë. Kokëdhima ka mbajtur aksione në kompani, edhe pas shpalljes deputet, nuk thuhet në ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit se nuk duhet të ketë aksione.”, tha Vasilika Hysi në Parlament.

Hysi u kërkoi deputetëve të Parlamentit të rrëzonin kërkesën e deputetëve të opozitës.

“Si konkluzion u arrit në përefundim se kërkesa e 14 deputetëve i kalon automatikisht seancës plenare. Në përfundim këshilli  sugjeron se kjo kërkesë duhet të rrëzohet, nga pikëpamja kushtetuese është e zgjidhur qartë dhe nuk është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të investohet në zgjidhjen e saj.”, përfundoi Hysi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-ja kandidon Eduard Kaprin në Pogradec dhe Niko Shupulin në Përmet
Kokëdhima-Berishës: Do ikësh për lesh Sali! Berisha: Futesh nga frika pas çitjaneve të Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.0045449733734131
array(1) { ["section"]=> string(103) "hysi-te-rrezohet-kerkesa-ndaj-kokedhimes-s-ka-nevoje-te-investoje-gjykata-per-ceshtje-te-zgjidhura-8878" }