I arrestuar në operacionin “VOLVO 4”, anëtari i grupit të Shijakut me detyrë në Portin e Durrësit (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 24-10-2018 I arrestuar në operacionin “VOLVO 4”, anëtari i grupit të Shijakut me detyrë në Portin e Durrësit (DOKUMENTI)

Policia e Shtetit organizoi gjatë fundjavës një operacion special ku u arrestuan mbi 27 persona dhe u goditën 5 grupe kriminale.

Në një dekalaratë të përbashkët me Prokurorinë, drejtori i Policisë Ardi Veliu u shpreh se disa nga të arrestuarit e grupit të Shijakut përdornin pseudonime për të mos u identifikuar, siç ishte “Niçja” nofkë të cilën e përdorte Altin Avdyli.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij foton e një dokumenti ku tregohet se Avdyli ishte me detyrë shofer në sektorin e Drejtorisë së Mjedisit pranë Portit të Durrësit.

Me një shkresë të datës 22.10.2018 Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënies së punës me shtetasin Altin Avdyli, pas njoftimit të nga konferenca e përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë për shkatërrimin e grupit ku Avdyli bënte pjesë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16020703315735
array(1) { ["section"]=> string(111) "i-arrestuar-ne-operacionin-volvo-4-anetari-i-grupit-te-shijakut-me-detyre-ne-portin-e-durresit-dokumenti-138991" }