I ashpër francezi Ribery: Topi i Artë… manipulime dhe politikë!

Publikuar tek: sport, më 15:19 23-01-2015 I ashpër francezi Ribery: Topi i Artë… manipulime dhe politikë!

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, mendon se është e pamundur të fitohet Topi i Artë për derisa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë pjesë e futbollit. Francezi mendon se ky çmim është politik nga ana e FIFA.

“Për aq kohë sa do të jenë Ronaldo dhe Messi, lojtari i tretë që nominohet duhet ta kuptojë se nuk ka shanse ta fitoje këtë çmim”, ka deklaruar ish-lojtari i prfaqesueses se Frances.

“Është e njëjta histori përsëritet çdo vit. Unë nuk e di se çfarë duhet të arrijë një lojtar që ta fitojë këtë çmim. Edhe triumfi në Botëror sic duket nuk mjafton”, ka theksuar ai. ” Neuer ka qenë portieri më i mirë në botë për dy ose tre vjet me radhe. Ai fitoi trofe me Bayernin, fitoi Kupën e Botës dhe ishte portieri më i mirë në Brazil 2014. Me sa duket, kjo nuk mjafton. Unë thjesht nuk e kuptoj këtë. Kjo është vetëm politikë për mua”, eshte shprehur Ribery.

Francezi Franck Ribery ishte finalist për Topin e Artë vitin e kaluar, por çmimin e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili edhe këtë vit mori këtë çmim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermir Kodra rrëfen Parmën, si u bë presidenti më i ri në Serie A
Portieri De Gea alarmon Red Devils për të ardhmen, nuk ka rinovim »
Article Logic
Execution time: 0.025223970413208
array(1) { ["section"]=> string(65) "i-ashper-francezi-ribery-topi-i-arte-manipulime-dhe-politike-1287" }