I ati feston ditëlindjen, Stresi urim me fjalë prekëse: Je Bibël, je Kuran

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:03 12-06-2018 I ati feston ditëlindjen, Stresi urim me fjalë prekëse: Je Bibël, je Kuran

E sotmja është ditë e veçantë për babain e reperit të njohur Stresi. Në këtë moment special për të atin, padyshim që Stresi nuk ka hezituar të bëjë një dedikm emocionues për të, ndonëse njihet si ‘djalë i praptë’.

Nëpërmjet një statusi të postuar në “Instagram” Stresi midis të tjerave e ka quajtur babin e tij Bibël e Kuran, duke thënë se çdo fjalë e tij i duket si fjala e Zotit.

Urimi i plotë:

Gëzuar ditëlindjen i shtrenjt baba, me mirënjohje të thellë më dalin këto fjalë nga shpirti. Je si një idhull për mua, je heroi im, je shembulli më i mirë në rrugën që unë ndjek. Je shoku më i denjë që kam, je mirëkuptuesi më i mirë për mua. Në çdo çast të vështirë që kam kaluar gjithmonë ke qenë si një busull drejtuese për mua. Je kritiku që më ka frenuar që pa hedhur hapin e gabuar, je këshilluesi më i saktë e që më bëre të mos gaboj kurrë në jetë. Je BIBEL, je KURAN, çdo fjalë e jotja tingëllon si fjalët e të madhit ZOT. Të dua shumë shumë sepse kam gjakun tënd, sepse jam djali jot që nuk të zhgënjeu kurrë. Gjithmonë do ndjehem krenar për ty. Ke qenë babai ideal për mua. I tillë do mbetesh deri në fund … edhe në kujtimet e mia. U bëfsh edhe 100 vjeç bab”-ka shkruar Stresi bashkangjitur fotos së babait të tij.

stresi_sali_lushaj_27952.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jonida Shehu emision të ri në Klan? Zbulohet e vërteta
Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare këngëtari i famshëm »
Article Logic
Execution time: 0.004040002822876
array(1) { ["section"]=> string(78) "i-ati-feston-ditelindjen-stresi-urim-me-fjale-prekese-je-bibel-je-kuran-124079" }