I bëri llogaritë e rrogës Mirush Kabashit, flet Hervin Çuli: Nuk i heq as një presje, refuzonte të luante në Teatër, ja ARSYEJA

Publikuar tek: kulture-art, më 17:09 16-06-2018 I bëri llogaritë e rrogës Mirush Kabashit, flet Hervin Çuli: Nuk i heq as një presje, refuzonte të luante në Teatër, ja ARSYEJA Hervin Çuli

Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon të jetë i hapur.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli foli për përplajsen e fortë që pati me aktorin e madh Mirush Kabashi.

Në emisionin “Kjo Javë”, me gazetaren Nisida Tufa, Hervin Çuli tregoi se pse sulmoi aktorin dhe e ofendoi atë në rrjetet sociale, pas akuzave të Kabashit për censurë.

“Besoj që padyshim ishte një status emcional, me të drejtë emocional, nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Një gënjeshtër e trashë dhe ordinere duhet të demaskohet. Më akuzoi për censurë. Nëse ka një gjë që nuk ka ndodhur në këtë institucion është censura. Në bord kam Jonila Godolen, Përparim Kabon, Preç Zogajn, janë këta që e vendosin kalendarin. Ai nuk më ofendoi mua, po bordin.”- theksoi Çuli.

Sakaq, në lidhje me akuzat e bërë nga ana e tij për rrogën e aktorit, Çuli shprehet se është e vërtetë që Mirush Kabashi ka marrë rrogën kot për 15 vjet, pasi vetëm njëherë ka dalë në skenë.

“Unë kam përmendur në status, që në 15 vjet aktori Mirush Kabashi ka luajtur vetëm një rol, dhe ndërkohë merrte rrogën. Të gjithë aktorët e tjerë paguheshin që të dilnin në skenë, ndërsa ky refuzonte të dilte në skenë. Arsyeja ishte se jepte shfaqje të tjera private. Pagën e quante një benefit të detyrueshëm që shteti ia jepte- akuzon drejtori i Teatrit.

LEXO EDHE: JA PROVA QË MIRUSH KABASHI NUK GËNJEN, DEL 'BLLOF' HERVIN ÇULI, SI U KËRKUA TEKSTI PARA SHFAQJES

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Roza Anagnosti kundër shembjes së Teatrit: Do të ishte mëkat i madh
“Erdhe me gomone nga Shqipëria”, aktorët italianë me tone raciste ndaj Ermal Metës: Janë të talentuar le t’i mbajmë »
Article Logic
Execution time: 0.019935131072998
array(1) { ["section"]=> string(130) "i-beri-llogarite-e-rroges-mirush-kabashit-flet-hervin-culi-nuk-i-heq-as-nje-presje-refuzonte-te-luante-ne-teater-ja-arsyeja-124623" }