I dehur në timon, “Jeep-i” merr përpara 3 makina te rrethrrotullimi i Çoles në Vlorë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 30-11-2017 I dehur në timon, “Jeep-i” merr përpara 3 makina te rrethrrotullimi i Çoles në Vlorë (EMRI) ilustruese

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Taulant Rakipi, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ditën e sotme rreth orës 04:45, në aksin rrugor të Transballkanikes pranë vendit të quajtur Rrethrrotullimi i Çoles  duke drejtuar mjetin tip Jeep, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkakëtuar dëme materiale.

Policia i ka ushtruar kontrollin me aparatin Drager, dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, në masën 1.18mg/l.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj Taulant Rakipi, për vepren penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017235040664673
array(1) { ["section"]=> string(93) "i-dehur-ne-timon-jeep-i-merr-perpara-3-makina-te-rrethrrotullimi-i-coles-ne-vlore-emri-101362" }