I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule...

Publikuar tek: kulture-art, më 18:10 29-11-2017 I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule...

Ditën e premte 24 Nëntor 2017 në një atmosferë të ngrohtë familjare në Vilen Dho Casa Aperta ne Seveso, provincë e Monzes dhe Brianzës u zhvillua takimi me dy poeteshat shqiptare Irma Kurti dhe Lumturi Plaku.

Ai u drejtua nga koordinatorja dhe përkthyesja Fabiola Sali. Kjo veprimtari u organizua në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj grave e në Vilën Dho kumboi fjala letrare e gruas shqiptare.

Irma Kurti, autore e 15 librave në gjuhën shqipe dhe 9 në gjuhen italiane, si dhe me nje bagazh të pasur veprash të përkthyera në gjuhë të tjera, e ka nisur krijimtarinë e saj që në moshën 10-vjeçare. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme dhe është vlerësuar, duke nisur që nga revista “Pionieri”, Radio Tirana e deri tek ato të fundit në Itali dhe në Zvicrën italiane. E është nderuar me çmimin Ndërkombëtar “ Universum Donna” edicioni i 9-të-2013 për Letersinë dhe e emëron “Ambasadore e Paqes” nga Universiteti i Paqes në Lugano.

Tekstet e këngëve, tematika e të cilave shpesh e cunguar “nga lart” përpara viteve ’90,- siç thotë ajo,- kryesisht flisnin për dashurinë e shpejt u bënë të dashura për publikun. Mund të kujtojmë këngët tepër të suksesshme “ Pranë të kaltrit det”,”Leter malli”, “E njëjta ëndërr”, “Ti trokite”, “Nuk iu zemërova pranverës” etj. Ajo përshkroi më tej momentet e mbërritjes në Itali , si edhe lidhjen ende të fortë me gjuhën shqipe duke recituar vargje nga librat: ”Në pragun e një dhimbjeje”, ”Pa Atdhe”, “Nën bluzën time” si dhe fragmente nga romani më i ri : “ Në mungesë të fjalëve”.

Lumturi Plaku, larguar nga vendlindja me eksodin e vitit ’91, duke qenë që, vinte nga një familje, e cila vuajti pasojat më të rënda të diktaturës, ndëshkimin me vdekje të babait, sapo thithi ajrin e pastër të lirisë, ajo i dha krahë ëndrrës së saj: krijimtarisë letrare. Autore e 9 librave në shqip, 2 në italisht dhe 2 në dy gjuhë itasht-shqip. Ajo çelet si pranvera, pas një dimri të madh, duke dhënë harmoni e ngjyra nga vargu në varg: “Unë jam shkronja”“ E imja lirike” “Brigjet e mia” . Sjell ”Për ju vogëlush” “ Floriri i fjalës”. “ E kujtoj vazhdimisht babanë, që nuk e pashë më qëkur isha 10 vjeç. Ai nuk ka varr ku të shkoj t’i vë në tufë me lule e t’i them dy fjalë. I vetmi vend ku qëndroj dhe e përshëndes është fotografia e tij. Babai im është hero dhe e meriton një monument të rrallë, ndaj unë i kushtova “ Kronikë e dënimit me vdekje”,- shton ajo .

 Më tej Lumturia u ndal tek libri i fundit “Më mungon” duke shpjeguar shumë shkaqe dhe aspekte te emigrazionit duke ilustruar edhe me lexime. Lumturi Plaku është nderuar me çmimin “Nada” në 2005 nga Comuna e Piacences me motivimin: “Grua e sakrifikuar, e palodhur për të ndihmuar ku është e nevojshme”. U recituan vargje kundër dhunës ndaj gruas nga autoret tona.

Publiku vleresoi me duartrokitje të ngrohta, duke ndërprerë shpesh fjalën e tyre. Në fund poeteshave Irma Kurti dhe Lumturi Plaku si dhe koordinatores Fabiola Sali iu dhuruan tufa me lule. Në koktejlin e organizuar të pranishmit patën kënaqësinë të provonin dhe vlerësonin shumë specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare./ newsbomb.al

vila1.jpg

vila2.jpg

vila3.jpg

Më shumë në këtë kategori: « INTERVISTA/ Nga shishet e qumështit te fotot bardh e zi, ky është koleksionisti që na bën të gjithëve nostalgjikë me zbulimet e rralla
Sa shpejt mësohen gjuhët e huaja, ja sa kohë duhen për shqipen »
Article Logic
Execution time: 0.021136045455933
array(1) { ["section"]=> string(107) "i-denuan-me-vdekje-te-atin-poetja-shqiptare-rrenqeth-publikun-ne-itali-s-ka-nje-varr-ku-t-i-coj-lule-101252" }