'I dënuar më parë', reagon kandidati i KLGJ, Altin Hazizaj: Ja për se jam ndaluar në ‘96

Publikuar tek: barometri, më 08:22 24-01-2018 'I dënuar më parë', reagon kandidati i KLGJ, Altin Hazizaj: Ja për se jam ndaluar në ‘96

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kandidati i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Altin Hazizaj është dënuar me vendim të formës së prerë, ka reaguar ky i fundit duke thënë se është e pavërtetë.

Hazizak, në një intervistë për gazetaren Ilva Tare ka treguar se është ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme nga policia në vitin 1996 por është lënë më pas i lirë.

“Nuk kam pasur dijeni, jam liruar me masën detyrim paraqitje. E kam marrë përsipër që do goditem politikishit, por në këtë masë nuk e kam besuar.

Në vitin ’96 që ka qenë një vit i errët për Shqipërinë dhe unë që luftoja për lirinë dhe përmirësimin e situatës, jam arrestuar dhe ndaluar nga policia në mënyrë të jashtëligjshme dhe jam lënë i lirë, vetëm kaq. Dhe tani në pikun e karrierës time 21 vite më pas unë goditem”, u shpreh ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022347927093506
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-denuar-me-pare-reagon-kandidati-i-klgj-altin-hazizaj-ja-per-se-jam-ndaluar-ne-96-107706" }